KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet me tre vjet e gjysmë burgim personi që planifikoi sulm terrorist në Prishtinë
Siguri

Dënohet me tre vjet e gjysmë burgim personi që planifikoi sulm terrorist në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 10:11 -05/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Blend Vrajolli është dënuar me tre vjet e gjysmë burgim, nën akuzat për planifikim të sulmeve terroriste në Prishtinë dhe në Merdar.

Sipas aktakuzës së së Prokurorisë Speciale të ngritur vitin e kaluar, 25-vjeçari kishte planifikuar sulme terroriste ndaj komunitetit LGBTI në sheshin e kryeqytetit dhe në pikën kufitare në Merdar.

Prokuroria pretendonte se për këto sulme ka pranuar harta e mesazhe të tjera në aplikacione siç është Telegrami dhe se ka synuar ta përdorë kombinimin e Nitratit të Kalciumit me lëndë të tjera për të bërë lëndë shpërthyese. Ai u arrestua në pikën kufitare Hani i Elezit vitin e kaluar ku iu konfiskuan 2500 euro pas një udhëtimi në Arabinë Saudite. Në deklarimet në prokurori, ai i ka shfajësuar personat e tjerë me të cilët ka pasur komunikim dhe ka fajësuar veten.

“I pandehuri thekson se me pastaj në vetvete i shpik dy plane edhe atë: Plani parë ka qenë për të bërë sulm terrorist në Sheshin e Prishtinës, ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBTI, ndërkaq plani i dytë ka pasur të bënte sulm terrorist në pikën kuftare në Merdare ndaj Policisë së Serbisë duke cekur se këtë e ka bërë vetëm për të vazhduar kontaktin me personin më fjalë (Muhagjirin)”, thuhet në arsyetimin e aktakuzës.

Vrajolli ka jetuar në Francë përgjatë viteve të fundit. Hetuesia e Francës ka qenë e përfshirë në hetimin lidhur me të.

“Po ashtu nga raportet e autoriteteve të Francës mbi të gjeturat gjatë bastisjes si dhe komunikimet me përmbajtje inkriminuese me personat e tjerë shihet qartë se i njëjti është i prirë dhe i frymëzuar me ideologii radikale islame për të sajuar bomba i dhe shkaktimin e akteve terroriste në Kosovë duke përshkruar edhe sheshin e Prishtinës ku do të defilonin pjesëtarët e LGBTI-së”, shkruhet në arsyetimin e aktakuzës.

Gjithashtu lexoni:

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Kosova News 05/03/2024 05/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?