KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet me 700 euro gjobë asamblisti i Listës “Srpska”, nuk i deklaroi 13 toka në pronësi të tij
Siguri

Dënohet me 700 euro gjobë asamblisti i Listës “Srpska”, nuk i deklaroi 13 toka në pronësi të tij

Kosova News
Kosova News 17:24 -05/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Nebojsha Gjorgjeviq, asamblist i Listës “Srpska” në Komunën e Ranillugut, është dënuar me 700 euro gjobë për mosdeklarim të plotë të pasurisë së tij.

Një vendim të tillë e ka marrë gjykatësja e Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, Valbonë Dërvodeli, pasi i akuzuari më 18 tetor të këtij viti e ka pranuar fajësinë.

Ky aktgjykim rezulton të jetë përpiluar më 31 tetor 2022, ku bëhet e ditur se fillimisht i akuzuari Gjorgjeviq është dënuar me 100 euro gjobë dhe tre muaj burgim efektiv.

Por që me pëlqimin e tij, dënimi me burgim i është zëvendësuar në dënim me gjobë prej 600 euro, ashtu që i akuzuari obligohet që shumën totale të dënimit të paguajë me 700 euro gjobë.

Ndryshe, Gjorgjeviq bashkë me mbrojtësin e tij, avokatin Vasilije Arsiq në seancën fillestare të 25 janarit 2022, kishin kërkuar shtyrjen e seancës që t’u mundësohet negocimi me prokurorinë për pranimin e fajësisë. Mirëpo, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, rasti është kthyer në shqyrtim gjyqësor.

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 18 maj 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj Nebojsha Gjorgjeviqit, duke e ngarkuar atë me veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”, nga neni 430 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK.) raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës, më 1 prill 2020, në kohë të papërcaktuar në Ranillug, i akuzuari Gjorgjeviq në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, Këshilltar i Asamblesë Komunale në Ranillug, duke qenë i detyruar me ligj të bëjë deklarimin e pasurisë për vitin 2019, dhe atë brenda periudhës kohore prej 1 deri më 31 mars 2020, por edhe me afatin e shtyer nga Qeveria e Kosovës për shkak të pandemisë Covid-19, i njëjti nuk e ka deklaruar saktë pasurinë që posedon.

Sipas prokurorisë, i akuzuari në formualin për deklarim të pasurisë të dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) më 1 prill 2020, nuk i ka deklaruar pronat e tij dhe atë, 12 toka bujqësore dhe një tokë pyjore-mal, në sipërfaqe të përgjithshme prej 9,798 m2, pasuri kjo e regjistruar në Zonën Kadastrale në Ranillug, gjendje kjo që është vërtetuar me cetifikatën mbi pronën e lëshuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Vepra penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, është vepër e cila hyn në kuadër të kapitullit “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Kosova News 05/11/2022 05/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?