KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet me 4 vite e 6 muaj burgim i akuzuari për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste
Siguri

Dënohet me 4 vite e 6 muaj burgim i akuzuari për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste

Kosova News
Kosova News 11:22 -06/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë të martën e ka dënuar me 4 vite e gjashtë muaj burgim edhe në rigjykim të akuzuarin Nagip Lutfiu për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Aktgjykimi është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Mentor Bajraktari.

Në këtë dënim, Lutfiut do t’i llogaritet qëndrimi në paraburgim.

I akuzuari obligohet që pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit të paguajë shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumë prej 100 euro dhe 50 euro në emër të fondit të viktimave të krimit.

Ndërsa, palët në procedurë udhëzohen për të drejtën në ankesë.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 23 mars 2022 e kishte dënuar me katër vite e gjashtë muaj burgim të akuzuarin Nagip Lutfiu për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, por që më 30 maj 2022 Gjykata e Apelit këtë aktgjykim e ka anuluar dhe çështja është kthyer në rivendosje sipas ankesës së mbrojtësit Kadri Begolli.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 2 dhjetor 2021, i akuzuari Nagip Lutfiu, me paramendim dhe me dashje, si dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste “Gjabat Al-Nustra”, në Siri, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku ka arritur në Stamboll të Turqisë dhe më pastaj përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri.

Tutje, thuhet se pasi që ka përfunduar ushtrimet taktike dhe luftarake, i pajisur me armë të zjarrit të llojit AK-47, ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, e që më pastaj më 28 prill 2013, përmes Aeroportit të Stambollit është kthyer në Kosovë.

Gjithmonë sipas aktakuzës, thuhet se i akuzuari Lutfiu më 10 shtator 2014, me paramendim dhe me dashje dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës duke depërtuar në Serbi dhe pastaj ka arritur në Aeroportit e Shkupit në Republikën e Maqedonisë, ku ka arritur në Stamboll dhe është takuar me bashkëshorten e tij, dy vajzat, si dhe nusen e djalit, duke vazhduar rrugën me aeroplan në qytetin e Gazientep të Turqisë ku është pritur nga pjesëtarët e  ISIS-it.

Në aktin akuzues, thuhet se duke kaluar kufirin rrugëve ilegale depërton në Siri fillimisht në qytetin e Bablimon, më pastaj në qytetin e Gjerablus ku është shoqëruar nga i biri i tij dhe një person tjetër nga Gostivari, e që nga i njëjti ishte pajisur me pushkë automatike AK-47 dhe municion duke marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë që edhe më pas është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane ku ka qëndruar deri më 17 korrik 2021 dhe është riatdhesuar në Kosovë.

Me këtë, Nagip Lutfiu akuzohej se ka kryer veprën penale “Organizmi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”, në vazhdim nga neni 143, paragrafi 2, lidhur me nenin 81 të Kodit Penal. /betimi për drejtësi/

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Kosova News 06/09/2022 06/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?