KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet me 27 vjet burg Lirim Jakupi për vrasjen e dajës së tij në Gjilan, dy të tjerët dënohen me 24 dhe 15 vjet burg
Siguri

Dënohet me 27 vjet burg Lirim Jakupi për vrasjen e dajës së tij në Gjilan, dy të tjerët dënohen me 24 dhe 15 vjet burg

Kosova News
Kosova News 14:47 -13/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lirim Jakupi është dënuar me 27 vjet burgim për vrasjen e rëndë të Bakush Veselit, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Veseli ishte daja i Jakupit, tanimë i dënuar më 27 vjet burgim.

Ndërsa, Afrim Ismajloviq dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen e rëndë të Bakush Veselit, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Kurse Faton Osmani dënohet me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë.

“Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, të akuzuarit L. J. i ka shqiptuar dënim unik në kohë zgjatje prej 27 (njëzeteshtatë) vjet burgim, ndërsa të akuzuarit A. I., i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 24 (njëzetekatër) vjet. Të akuzuarit F. O. për kryerjen veprës penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”, Gjykata ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet. Gjykata ka nxjerrë aktvendim me të cilin i vazhdohet masa paraburgimit të pandehurve L. J. A. I. dhe F. O., derisa ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar. Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij Aktgjykimi, pas pranimit të të njëjtit në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim e Gjykatës Themelore në Gjilan.

Si dhe kur ndodhi ngjarja?

Me datë 12.09.2021, në ora 19:42 minuta, në kafiterin Cafe Bar “Premium” në rrugën “William Shakespeare” në Gjilan, të pandehurit L. J. dhe A. I., pas një përgatitje paraprake, me dashje dhe në bashkëveprim, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin B. A. nga Gjilani dhe kanë vënë në rrezik me dashje jetën e disa personave tjerë që kanë qenë në kafiteri dhe afërsi të të ndjerit.

Bashkërisht kanë ardhur me veturën e markës “Audi” A3, të cilën po e drejtonte F. A., ndalen dhe nga automjeti dalin dy të pandehurit të armatosur me armë dhe atë njëri me pistoletë të kalibrit 9 mm, kurse tjetri të kalibrit 7.65 mm dhe nisen në drejtim të kafiterisë dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i afrohen në shpejtësi tani të ndjerit B. A., i cili ishte në shoqëri edhe me dy persona të tjerë ulur duke biseduar dhe me atë rast arrijnë dy të pandehurit me armë në dorë dhe nga distanca rreth një metër, i pari shtënë me pistoletë të kalibrit 9 mm, duke i zbrazur 8 fishekë dhe në vazhdim edhe i pandehuri tjetër me revolën tjetër të kalibrit 7.65 mm, duke e goditur me këtë rast tani të ndjerin B. A. me gjashtë plumba në pjesët vitale të trupit nga të cilat i njëjti ndërron jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse të pandehurit pas kryerjes së vrasjes largohen me shpejtësi, shkojnë tek vetura e që ishte duke i pritur dhe nga aty ikin në drejtim të lagjes “Arbëria”.

Më këto veprime të pandehurit L. J. dhe A. I. në bashkëveprim kanë kryer veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të

Gjithashtu lexoni:

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kosova News 13/11/2023 13/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?