KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet me 10 vjet burg burri që vrau gruan për motive xhelozie
Pa kategori

Dënohet me 10 vjet burg burri që vrau gruan për motive xhelozie

Kosova News
Kosova News 18:06 -14/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Ferizaj, e ka dënuar me dënim unik prej 10 vjetësh burgim efektiv të akuzuarin A. G. V për vrasjen e gruas më 2002 në Gjermani dhe për therje me thikë të shoqes e vajzës së gruas.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit G.V u shpall të enjten nga gjykatësja Kadrie Goga-Lubishtani.

Sipas aktgjykimit, për veprën penale “Vrajse” nga dispozitivi i parë, i akuzuari u dënua me 8 vjet burgim, ndërsa për veprën penale “Plagosje e rëndë” nga dispozitivi i dytë, me 3 vjet burgim. Ndaj të njëjtit, gjykata shpalli dënim unik në kohëzgjatje prej 10 vijetësh burgim efektiv.

Të dëmtuarit kanë hequr dorë nga kërkesa parurore-juridike.

Ndryshe, sipas aktakuzës, më 9 nëntor 2002, në dhomën e pritjes të banesës së përbashkët familjare në rrugën “Dietrichstrase”, nr.4 në Bad Oeynhause, Republika e Gjermanisë, A.G me dashje e kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij I.G., pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme dhe për motive xhelozie.

“I pandehuri A.G.V., akuzohet për dispozitivin e I: për shkak se më datë 9 nëntor 2002, në banesën e përbashkët familjare në Bad Oeynhausen të Gjermanisë, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij I.G., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme dhe për motive xhelozie, tani të ndjerën e godet tri herë me thikë të kuzhinë me teh rreth 20 cm, dhe atë një herë në pjesën e majtë të barkut, një herë në pjesën e përparme të kofshës së djathtë dhe një herë në pjesën e shpatullës së majtë afër kraharorit, duke i shkaktuar plagë me një gjatësi prej 7 cm dhe një thellësi të paktën 20 cm, me ç`rast tani e ndjera si pasojë e goditjeve ka marrë plagë vdekjeprurës për shkak të gjakderdhjes së madhe dhe të nesërmen ka vdekur në spitalin e Bad Oeynhausen-it. Ndërkaq, në dispozitivin e II: me datë, kohë dhe vend të njëjtë me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarave H.G., dhe D.K., në atë mënyrë derisa i pandehuri ishte duke u grindur me tani të ndjerën I.G., e dëmtuara D.G., tenton ta thërrasë policinë përmes telefonit, atëherë i pandehuri merr thikë kuzhine me gjatësi rreth 20 cm me të cilën e godet të dëmtuarën D.K., në anën e djathtë të kraharorit, duke i shkaktuar plagë prerëse, shpuese me të cilat ka shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Pastaj e godet të dëmtuarën H.G., në pjesën e barkut duke i shkaktuar plagë prerëse, shpuese në anën e majtë të abdomenit me dëmtime të zorrës së hollë, gjakderdhje arteriale, dëmtim i apendiksit, të cilës i ka shkaktuar dëmtime të rënda trupor, të rrezikshme për jetën e të dëmtuarës në momentin e shkaktimit”. thuhet në njoftim.

Të pandehurit A.G.V., me aktvendim të veçantë i vazhdohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar sipas këtij aktgjykimi.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Gjithashtu lexoni:

KRU “Gjakova” njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Rahovecit si shkak i punimeve në rrjetin e ujësjellësit

Bayern Munich fillon bisedimet për Rafael Leaon

FSK njofton për zhvillimin e disa stërvitjeve ushtarake në disa zona të komunës së Gjakovës

Franco Foda para dy miqësoreve: Nuk eksperimentojmë, duam fitore dhe përgatitje serioze për kualifikueset

Strakosha flet para përballjes me Serbinë: Për ne vlejnë vetëm tre pikët

TAGGED: Ferizaj, Gjykata themelore në Ferizaj, vrasje
Kosova News 14/07/2022 14/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Kosova shënon Ditën e Çlirimit
08:47 -12/06/2025
Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
23:11 -11/06/2025
Haxhiu: Vendimi i Kushtetues nuk do t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit
22:48 -11/06/2025
Sveçla: Është e qartë se ekziston qasje bllokuese e partive opozitare
22:45 -11/06/2025
Kurti: Suksesi i Kosovës pas përfundimit të luftës është edhe sukses i NATO-s
22:14 -11/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?