KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohen babë e bir me 43 vjet burgim për vrasjen e dyfishtë në Deçan (FOTO)
Siguri

Dënohen babë e bir me 43 vjet burgim për vrasjen e dyfishtë në Deçan (FOTO)

Kosova News
Kosova News 14:44 -28/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Durim e Sali Lushajt, për vrasjen e dyfishtë në Shaptej të Deçanit, duke i dënuar me dënim unik prej 43 vjetësh burgim.

Durim Lushaj akuzohej se më 25 gusht 2016, në fshatin Shaptej të Deçanit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin R.R. Kurse, pas kësaj, ngarkohet se bashkë me babanë e tij, Sali Lushaj kanë vrarë tani të ndjerin B.R, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve, u shpall të premten nga gjykatësja Violeta Husaj-Rugova.

Sipas aktgjykimit, Durim Lushaj për veprën penale “Vrasje e rëndë” dënohet me 24 vjet burgim, kurse për veprën e dytë armëmbajtje pa leje, dënohet me dy vite burgim. Të njëjtit, gjykata i shpalli dënim unik prej 25 vjetësh burgim.

Kurse, Salih Lushaj për veprën penale “Vrasje e rëndë” u dënua me 17 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje, dënohet me dy vjet burgim. Të njëjtit, iu shpall dënim unik me 18 vjet burgim.

Pala e dëmtuar, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil.

Gjykatësja Husaj-Rugova njoftoi se të akuzuarve, iu vazhdohet masa e paraburgimit pas shpalljes së aktgjykimit.

Pas shpalljes së aktgjykimit, njëri nga familjarët e familjes Lushaj iu drejtua kryetares Violeta Husaj-Rugova, duke i thënë se nuk dinte të gjykonte.

Kjo bëri që i njëjti të përjashtohej nga gjykimi dhe më pas filluan britmat e sharjet në mes të familjarëve dhe familjarëve të palës së dëmtuar.

Gjithashtu lexoni:

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë

Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Kosova News 28/10/2022 28/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin
12:36 -15/07/2026
“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime
12:15 -15/07/2026
Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?