KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Denkov: Sofja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit
Rajon

Denkov: Sofja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

KosovaNewss
KosovaNewss 19:13 -28/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bullgaria mbetet në pozicionin e njëjtë sa i përket Maqedonisë së Veriut, se duhet të përmbushë detyrimet e saj ndaj Bashkimit Evropian lidhur me domosdoshmërinë për ndryshimet kushtetuese, ka deklaruar kryeministri bullgar, Nikolai Denkov, në një intervistë për gazetën e Sofjes “24 orë”.Ndryshimet kushtetuese, që janë në procedurë parlamentare në Maqedoninë e Veriut, parashikojnë përfshirjen në preambulën e Kushtetutës të pakicës bullgare, si popull shtetformues.

Ky është kushti kryesor të cilin duhet të përmbushë Shkupi, në të kundërtën Sofja mban të drejtën e vetos të cilën e kishte përdorur në nëntor të vitit 2020 duke bllokuar bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.Kryeministri bullgar, Nikolai Denkov, tha se pas miratimit të “propozimit francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, bisedimet duhet të vazhdojnë mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë. Me zbatimin e të ashtuquajturit ‘propozim francez’, si rezultat i të cilit u hoq vetoja, bisedimet në fakt tani nuk janë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Ajo që pritet është që ata të përmbushin detyrimet e tyre ndaj BE-së. Nuk ka arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë”, theksoi Denkov.Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas takimit që zhvilloi më 27 gusht me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, takim që u mbajt para fillimit të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, tha se është i bindur se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE.

Pas takimit me Kovaçevskin, Michel në rrjetin social X, i dha mbështetje të plotë iniciativës për miratimin e amendamenteve kushtetuese, “pavarësisht sfidave të shumta politike”.Për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimin e procesit integrues u fol edhe në takimet e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tij në Shkup më 24 dhe 25 gusht.

Ndryshimet kushtetuese kundërshtohen nga opozita maqedonase e cila pretendon se “përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutë nuk nënkupton fundin e kërkesave e diktatit bullgar”.Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, në një intervistë për gazetën e Beogradit “Politika”, ka akuzuar diplomacinë maqedonase se “nuk lufton për pozita më të mira dhe garanci se nuk do të ketë pengesa të reja për rrugën e integrimit evropian.

“Cila është garancia se ky ndryshim i Kushtetutës, i cili tani po i kërkohet Maqedonisë [së Veriut], do të jetë i fundit? Cila është garancia se nesër nuk do të ketë kërkesë për ndryshim të Kushtetutës në të cilën do të ripërcaktohen çështjet identitare ose nuk do të ketë minimizim dhe fshirje të re të historisë maqedonase”, deklaroi Mickoski.Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka thënë për agjencinë maqedonase të lajmeve, MIA se është i bindur se procesi për ndryshimet kushtetuese në vend do të përfundojë me sukses në javët apo muajt e ardhshëm.

“Procesi ka filluar, siç e shihni, e gjithë bota, si SHBA-ja ashtu edhe BE-ja, e mirëpritën vendimin për fillimin e procesit. Jam bindur se ky proces do të përfundojë me sukses në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha ai./Rel

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

KosovaNewss 28/08/2023 28/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë
09:25 -15/07/2026
Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?