KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëmtohet dhe digjet bunkeri i UÇK-së në Jezerc, reagon OVL i UÇK-së
Siguri

Dëmtohet dhe digjet bunkeri i UÇK-së në Jezerc, reagon OVL i UÇK-së

Kosova News
Kosova News 15:55 -30/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në mbrëmjen e së enjtes është dëmtuar dhe djegur bunkeri i UÇK-së në Jezerc.

E për këtë, OVL-UÇK-së në Ferizaj ka shprehur shqetësimin lidhur me dëmtimin e bunkerit.

Organizata thotë se ky veprim është i ulët dhe i turpshëm që përbën fyerje për kujtesën dhe sakrificën e gjithë dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së.

Derisa, organizata ka thënë se do ta njoftojnë Policinë e Kosovës për këtë rast dhe kanë kërkuar që autorët të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë.

“Ky veprim i ulët dhe i turpshëm përbën një fyerje për kujtesën dhe sakrificën e të gjithë dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky bunker është simbol i qëndresës dhe rezistencës së popullit tonë dhe çdo përpjekje për ta shkatërruar atë është një akt kundër trashëgimisë sonë kombëtare. Urojmë që sa më shpejt të gjenden ata që kanë dëmtuar këtë vend të shenjtë të historisë sonë kombëtare. OVL i UÇK – dega në Ferizaj mbetet e vendosur për të ruajtur dhe mbrojtur kujtimin e luftës sonë çlirimtare”, thuhet në reagim.

Gjithashtu lexoni:

Kurti viziton komandën amerikane në kuadër të Defender Europe 25: Ushtria jonë po dëshmon aftësi të larta ndërveprimi me NATO-n

Arrest shtëpiak ndaj 10 të dyshuarve në rastin e dallavereve me patentë shoferë, refuzohet paraburgimi

Të arrestruarit për dallavere me patent shofer në Gjakovë mbështetës të AAK-së, Haradinaj ishte në fushatë në shtëpinë e njërit prej tyre

Kontrolle të shtuara në Morinë, arrestime për kërkim ndërkombëtar, trafik droge dhe mosdeklarim valute

Kanoset një zyrtar i QKUK-së

Kosova News 30/05/2025 30/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
9° _ 8°
88%
1 km/h
Sat
20 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Ish-shefi i CIA-s zbulon vendin që mendon se Putini do ta sulmojë pas Ukrainës: E përmend shpesh në fjalimet e tij
21:46 -31/05/2025
Macron paralajmëron SHBA-në që të mos ‘braktis’ Ukrainën
21:43 -31/05/2025
Haziri: LDK nuk voton për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme
21:34 -31/05/2025
Britania e Madhe ndalon nga nesër cigaret me avull – shqetësim për varësinë tek të rinjtë
21:32 -31/05/2025
​Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim
21:22 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?