Ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, sot në orët e mëngjesit i është dëmtuar vetura e tij në oborrin e QKUK-së.
Hajdari pas këtij incidenti ka mbajtur një konferencë për media, duke thënë se nuk ka asnjë problem personal me askënd, mirëpo shpërthimi në veturë konsideron se ka të bëjë me punën e tij në QKUK.
Ai shtoi tutje se rreth orës 08:40 e ka lënë veturën në parking për të vazhduar me punën e tij të përditshme.
“…Pas nja 1 ore e diçka më njoftuan se ka një shpërthim në parkingun e QKUK-së dhe dolëm e vizituam… ishte një mjet si të thuash shpërthyes në makinën time…
Konsideroj që puna e përditshme për një vit e sa në krye të QKUK meqenëse në jetën time private nuk kam asnjë problem, as në të kaluarën as tash dhe konsideroj se ky akt krejt është i lidhur me detyrën time zyrtare, me punët e mia dhe vendosmërinë për me vendos rregull dhe rend në Qendrën Klinike Universitare dhe ndoshta kjo punë u pengon grupeve të ndryshme të interesit…”, tha ai.