KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Demonstrata masive kundër AfD-së në Gjermani
Botë

Demonstrata masive kundër AfD-së në Gjermani

Kosova News
Kosova News 21:05 -21/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth 1,4 milionë vetë protestuan në Gjermani gjatë fundjavës kundër ekstremizmit të djathtë dhe planeve të partisë AfD për dëbimin e emigrantëve dhe “qytetarëve të paasimiluar”.

Të shtunën dhe të dielën u zhvilluan mitingje në disa nga qytetet e mëdha si Hamburg, Frankfurt, Këln, Dormund, Mynih dhe Berlin. Në protestat e fundjavës morën pjesë rreth 1,4 milionë vetë.

Pse po dalin  kaq shumë njerëz në protesta?

Vala e mobilizimit kundër partisë së ekstremit të djathtë AfD u ndez nga një shkrim i datës 10 janar publikuar nga grupi investigativ Correctiv, i cili zbuloi se anëtarët e AfD-së ishin takuar në nëntor 2023 në Potsdam me një grup ekstremistësh për të diskutuar për dëbimin e emigrantëve dhe “qytetarëve të paasimiluar”. Të pranishëm kishin qenë edhe anëtarë të Unionit Kristian Demokrat (CDU), partia kryesore opozitare.

Pjesëmarrësit në takim kishin diskutuar për “riemigrimin”, një term që përdoret shpesh në qarqet ekstremiste të djathta si eufemizëm për dëbimin e emigrantëve dhe të pakicave, përfshirë ata që kanë marrë nënshtetësinë gjermane.

AfD-ja po ngjitet në sondazhe

Lajmi për takimin tronditi shumë vetë në Gjermani në një kohë kur AfD-ja po ngjitet në sondazhet e zhvilluara në prag të tre zgjedhjeve të mëdha rajonale në Gjermaninë lindore, ku mbështetja për këtë parti është më e fortë. Kancelari Olaf Scholz, i cili iu bashkua një demonstrate fundjavën e kaluar, tha se çdo plan për të dëbuar emigrantë apo qytetarë ishte një “sulm kundër demokracisë sonë, dhe nga ana tjetër, ndaj të gjithë neve”.

AfD-ja e konfirmoi praninë e anëtarëve të saj në takim, por tha se propozimet e saj për emigracionin, të cilat ishin pjesë e manifestit të fundit zgjedhor, nuk përfshijnë shtetas që kanë marrë nënshtetësinë gjermane. Komentete të tilla në takim ishin bërë nga një figurë e ekstremit të djathtë austriak, Martin Sellner, i cili nuk është anëtar i AfD-së.

Gjithashtu lexoni:

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Tragjedi në Ugandë: Aksidentohet autobusi, humbin jetën mbi 20 nxënës

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Kosova News 21/01/2024 21/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
85%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
35 °C
Wed
26 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale
15:59 -18/07/2026
Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme
15:40 -18/07/2026
Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro
14:48 -18/07/2026
Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë
14:37 -18/07/2026
SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve
14:04 -18/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?