KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëmet nga shiu ua vështirësojnë trajtimin pacientëve me kancer në Klinikën e Onkologjisë (VIDEO)
Siguri

Dëmet nga shiu ua vështirësojnë trajtimin pacientëve me kancer në Klinikën e Onkologjisë (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 18:47 -09/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Reshjet e shiut fundjavën e kaluar shkaktuan dëme materiale në Klinën e Onkologjisë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Arsyeja?

Kompanitë e kontraktuara për renovimin e kulmit të kësaj klinike, nuk arritën të kryenin punimet me kohë.

Për pasojë, dokumentet e pacientëve janë dëmtuar, janë prishur disa kompjuterë, janë dëmtuar tavanet dhe muret e zyrave dhe dhomave të pacientëve, që marrin trajtimin për lloje të ndryshme të kancerit në Onkologji.

Kërkesat e pacientëve për terapi, që janë lagur nga shiu, infermieret e Onkologjisë i kanë vendosur pranë dritareve për t’u tharë.

Në kohën kur ka nisur sanimi i dëmeve, nën zhurmën e sharrave e çekanëve, pacientët merrnin terapitë e tyre kundër kancerit.

“Po na pengon [zhurma] pak, por çka të bëjmë. Edhe ata duhet të punojnë”, tha një paciente e shtrirë në katin e dytë të Onkologjisë.

Shiu shkaktoi dëme edhe në kuzhinën e klinikës, nga ku shpërndahet ushqimi për pacientët.

Dëmet e shkaktuara në kuzhinën e Onkologjisë në QKUK.

Shiu që depërtoi në klinikë ka prekur edhe kabinetin e citostatikëve, aty ku përgatitet terapia për pacientët që trajtohen me kimioterapi.

Kjo ka detyruar stafin të ndryshojë vendin e materialit për përgatitjen e terapisë për pacientët me kancer, raporton REL.

Zyra ku përgatitet terapia për pacientët me kancer.

Në një prej dhomave, ku pacientët marrin terapinë, për shkak të rrjedhjes së vazhdueshme të ujit, janë larguar dy shtretër të pacientëve.

Për renovimin e kulmit të Onkologjisë janë angazhuar dy kompani private. Të pyetur për punën dhe dëmet e shkaktuara në klinikë, përfaqësuesit e kompanisë nënkontraktuese sqaruan se deri te depërtimi i ujit në klinikë erdhi për shkak se kompania kryesore, që ka fituar tenderin për renovim, nuk ka arritur me kohë të sjellë materialin për mbulimin e kulmit dhe prandaj janë shkaktuar dëmet fundjavën e kaluar.

Kjo është dhoma nga e cila janë larguar dy shtretër të pacientëve për shkak të dëmeve të shkaktuara nga shiu.

Por, kompania kryesore, në komunikimet që ka pasur me zyrtarët përgjegjës, ka thënë se masat paraprake mbrojtëse janë marrë, por dëmet u shkaktuan për shkak të erërave të forta.

Mbikëqyrja e punimeve në kulmin e Onkologjisë është në përgjegjësinë e Ministrisë së Ekonomisë.

Kulmi i Onkologjisë, për renovimin e të cilit janë kontraktuar dy kompani.

Njomzaj Blakaj, menaxhere e projektet të efiçencës së energjisë, tha se në kontratën e punimeve është specifikuar se gjitha dëmet eventuale të shkaktuar gjatë ndërtimit do t’i marrë përsipër kompania që e ka fituar tenderin.

“Kompania ndërtuese, pas gjendjes së krijuar ka thënë se do t’i bëjë të gjitha sanimet e dëmeve të shkaktuar”, tha Blakaj për rel..

Të njëjtën gjë e kanë konfirmuar edhe përfaqësuesit e kompanive ndërtuese.

Drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) po pret që të bëhet vlerësimi i saktë i dëmeve.

“Ne presim që të bëhet një vlerësim i saktë i dëmeve dhe të rregullohen sa më parë”, tha një nga drejtorët në SHSKUK.

Tavani i dëmtuar në një nga zyrat e Onkologjisë.

Në Klinikën e Onkologjisë, tashmë të dëmtuar nga reshjet e shiut, nga fillimi i vitit e deri në muajin korrik janë kontrolluar 30.000 persona.

Deri po atë muaj, janë konfirmuar 1.224 raste të reja me kancer.

Në këtë klinikë, në vitin 2022 ishin kontrolluar apo kishin marrë shërbime 47.351 persona, ndërkaq 1.736 ishin raste të reja.

Klinika e Onkologjisë në Prishtinë është e vetmja qendër në Kosovë, ku të prekurit me kancer marrin kimioterapinë apo trajtime të tjera të nevojshme për ta.

Brenda 24 orëve, aty mesatarisht marrin shërbime rreth 400 pacientë, që vijnë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Shpeshherë, pacientet aty presin në radhë me orë të tëra për të gjetur shtrat për të marrë kimioterapi. 

Gjithashtu lexoni:

Detaje nga aksidenti në Gjermani ku humbën jetën dy vajzat nga Kosova

Mot me vranësira, reshje lokale shiu e shkarkime rrufesh në fillim të javës

Aksident trafiku në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona

Trangulli i Kosovës po fiton tregun evropian

Aksident trafiku në Krushevë të Klinës, disa automjete të përfshira

Kosova News 09/08/2023 09/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
few clouds
19° _ 19°
80%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
31 °C
Fri
29 °C

Lajmet e Fundit

Ky është çmimi i naftës për sot
10:11 -22/06/2026
Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare
09:48 -22/06/2026
Detaje nga aksidenti në Gjermani ku humbën jetën dy vajzat nga Kosova
09:22 -22/06/2026
Zyrtari i lartë i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë
08:58 -22/06/2026
Mot me vranësira, reshje lokale shiu e shkarkime rrufesh në fillim të javës
08:41 -22/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?