KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Delegacioni presidencial vazhdon vizitën në Tokio
Lajme

Delegacioni presidencial vazhdon vizitën në Tokio

Kosova News
Kosova News 22:59 -08/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Delegacioni i Presidencës së Kosovës, i deleguar nga Presidentja Osmani, gjatë qëndrimit në Tokio të Japonisë, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar disa takime.

Siç raportojnë nga Presidenca, këshilltarët e presidentes Osmani, Dora Musa dhe Bekim Kupina janë takuar me drejtorin për barazi gjinore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë, Tatsuhiko Furumoto me të cilin kanë diskutuar për “Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, respektivisht mbi forumin në këtë temë që mbahet për çdo vjet nën patronatin e presidentes Osmani.

Në takim raportohet se është folur edhe rreth mundësive për bashkëpunim për avancimin e kësaj agjende nëpërmjet “Qendrës Rajonale të Ekselencës në Kosovë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, si dhe mundësitë për bashkëpunim bilateral në këtë fushë dhe jo vetëm.

Tutje, delegacioni presidencial ka takuar edhe drejtorin gjeneral të departamentit për Lindje të Mesme dhe Evropë në organizatën ndërkombëtare për bashkëpunim JICA, Kei Toyama, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme me projektet në komunën e Drenasit dhe atë të Istogut, por edhe shumë institucioneve të tjera në vend, teksa janë diskutuar edhe mundësitë për realizimin e projekteve të tjera që synojnë përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ndërkohë, siç raportojnë nga Presidenca, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Istogut, Ilir Ferati, të shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, kanë zhvilluar një takim edhe me kryetaren e Minatos, Seike Ai, me të cilën kanë shkëmbyer mendime për qeverisjen lokale dhe kanë diskutuar mundësitë e shkëmbimit të përvojave në fushën e qeverisjes lokale.

Gjithashtu lexoni:

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës

Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën

Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë

3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit

Kosova News 08/08/2024 08/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?