KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Delegacioni i MCC-së i shkon në takim KOSTT-it, ja çfarë u diskutua
Ekonomi

Delegacioni i MCC-së i shkon në takim KOSTT-it, ja çfarë u diskutua

Kosova News
Kosova News 21:02 -16/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Një delegacion nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), vizioti sot KOSTT-in, ku u pritën në takim nga kryeshefi ekzekutiv, Evetar Zeqiri.

Në këtë takim u diskutua për implementimin e projektit të sistemit akumulues të baterive, si dhe përgatitjet për plotësimin e detyrave që rrjedhin nga marrëveshja e Programit Kompakt.

“Kryeshefi informoi Jaffen dhe ekipin e tij për rolin dhe përgjegjësitë e KOSTT në sistemin elektroenergjetik të Kosovës, sfidat me të cilat është përballur viteve të fundit dhe projektet në të ardhmen. Me këtë rast të pranishmit vizituan edhe Qendrën Nacionale Dispeçerike në kuadër të KOSTT” thuhet mes të tjerash në njoftimin e KOSTT-it.

Projekti në fjalë i baterive do të ketë ndikim të theksuar në balancimin e sistemit në kohë reale si dhe do të ndikojë në sigurinë e furnizimit me energji elektrike për qytetarët e vendit

Ky është njoftimi i plotë:

Në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të KOSTT dhe MCC, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri me bashkëpunëtor, priti sot në takim një delegacion të lartë të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit – MCC në krye me z. Peter Jaffe – Zëvendës President, Këshilltar i Përgjithshëm i MCC-së. Gjatë takimit u diskutua rreth angazhimeve të KOSTT si njëri nga partnerët kyç në implementimin e projektit të sistemit akumulues të baterive, njëra nga të cilat do të menaxhohet nga KOSTT si dhe përgatitjet për plotësimin e detyrave që rrjedhin nga marrëveshja e Programit Kompakt e nënshkruar në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Kryeshefi informoi z. Jaffe dhe ekipin e tij për rolin dhe përgjegjësitë e KOSTT në sistemin elektroenergjetik të Kosovës, sfidat me të cilat është përballur viteve të fundit dhe projektet në të ardhmen. Me këtë rast të pranishmit vizituan edhe Qendrën Nacionale Dispeçerike në kuadër të KOSTT.

z. Zeqiri duke i falënderuar për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, siguroi të pranishmit që KOSTT do të vazhdoj përkushtimin në përmbushjen e detyrave dhe plotësimin e kushteve gjatë procesit të implementimit të projektit të baterive.

Projekti i baterive do të ketë ndikim të theksuar në balancimin e sistemit në kohë reale si dhe do të ndikojë në sigurinë e furnizimit me energji elektrike për qytetarët e vendit

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 16/03/2024 16/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?