Këtë të enjte, në kampin “Villagio Italia”, është mbajtur një takim në nivel komandantësh nga një “delegacion i Komandës Rajonale në Perëndim dhe Lindje të KFOR-it dhe një delegacion i Forcat e Armatosura Serbe (SAF)”.
Sipas njoftimit të KFOR-it, fokus i këtij takimi ka qenë “është koordinimi dhe planifikimi i Patrullave të Sinkronizuara në të ardhmen dhe diskutimi i çdo problemi përgjatë Vijës Kufitare Administrative (ABL)”.

Tutje në njoftim thuhet se KFOR-I është i përkushtuar ta ruaj paqen ën Kosovë, sipas mandatit që parasheh rezoluta 1244.
“KFOR-i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në #Kosovë, pasi mandati i tij bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.


