KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdon gjykimi, deklarohet Enver Sekiraqa, mungojnë sërish Adelina Ismaili dhe motrat e saj
Siguri

Vazhdon gjykimi, deklarohet Enver Sekiraqa, mungojnë sërish Adelina Ismaili dhe motrat e saj

Kosova News
Kosova News 15:11 -15/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi, bëri të ditur se është ndërruar një anëtare e trupit gjykues.

Në përbërje të trupit gjykes, më parë ka qenë anëtare gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, ndërsa tani sipas gjykatësit anëtar do të jetë gjykatësi Ngadhnjim Arrni.

Pasi aktakuza u konsiderua e lexuar, Sekiraqa sërish u deklarua i pafajshëm për veprat penale që i vihen në barrë.

Adelina Ismaili dhe dy motrat e saj mungojnë sërish në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës

Prishtinë – Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se nuk është siguruar sërish pjesëmarrja e dëshmitareve Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, në rastin ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Kjo u bë  e ditur në seancën e së enjtes nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi, raporton Betimi për Drejtësi, përcjell KosovaNews.

Sipas gjykatësit, lidhur me dëshmitaret Adelina, Ema dhe Zanfina Ismaili, për të cilat është lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë, sipas një raporti që e ka pranuar gjykata nga Policia e Kosovës, ka qenë e pamundur që të sigurohet prania e tyre në seancë gjyqësore.

Lidhur me mosrealizimin e urdhëresave nga ana e Policisë, për dëshmitaret e lartcekura ka qenë e njoftuar edhe komandantja e stacionit policor Jugu, po ashtu me parashtresën e datës 13 shtator 2022, nga avokati Alban Makolli, gjykata ka pranuar njoftimin, sipas të cilit, dëshmitaret janë të gatshme dhe do të mund të deklarohen përmes video-linkut.

Në këtë seancë mungoi edhe i dëmtuari Shefqet Riza, i cili sipas gjykatës ka qenë i njoftuar nga seanca e kaluar, por mungesën nuk e ka arsyetuar.

Po ashtu, në seancë mungoi edhe avokati Alban Makolli, i cili ftesën e ka pranuar në mënyrë të rregullt, por nuk e ka arsyetuar mungesën.

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.

Mirëpo, Gjykata e Apelit me 6 mars 2020, kishte vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Kosova News 15/09/2022 15/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?