KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deklarohet sërish Abdixhiku thotë se LDK-ja nuk ka votë për promovuesit vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës
Politikë

Deklarohet sërish Abdixhiku thotë se LDK-ja nuk ka votë për promovuesit vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës

Kosova News
Kosova News 19:00 -26/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e një skenari që sipas tij përfaqëson degradimin e vlerave politike.

“Natyrisht se LDK-ja nuk shpërblen mediokritetin. Natyrisht se LDK-ja nuk ka votë promovuesi vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës – në nivelet më të larta institucionale. Besojmë se përfaqësimi politik duhet të jetë fisnik; shembull për qytetarinë e Republikës më të re në Evropë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai kujtoi se akademik Idriz Ajeti ka qenë kryetari i parë i Kuvendit të Kosovës, duke e krahasuar atë periudhë me situatën aktuale, ku sipas tij “73 deputetët e Kuvendit shpërfaqën më së miri rrënimin vleror që po i ndodh shoqërisë nga popullizmi”.

Kreu i LDK-së uroi që votuesit e partisë më të madhe në Kuvend të kuptojnë, siç tha ai, se ku ka përfunduar vullneti i tyre politik.

“Ne refuzojmë të përfaqësojmë këtë mendësi. Siç dhe refuzojmë të bëhemi pjesë e cirkut votues për nënkryetarët minoritarë. Kanë marrë drejtimin e Kuvendit drejt theqafjes jokushtetuese. Le t’i japin zgjidhje krizave që i shkaktojnë qëllimisht, përfshirë dhe precedaneve të rrezikshme bllokuese nga Serbia në të ardhmen. Ky s’është drejtimi ynë!”, tha ai.

Në fund, Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve për bashkim rreth LDK-së, duke e cilësuar atë si adresë të përfaqësimit me dinjitet dhe konstitucionalizëm.

“Sot, më shumë se kurrë, shtroj dorën e afrimit me secilin qytetar në vend që nuk ndihet i përfaqësuar me këtë politikë. Le të bashkohemi rreth ëndrrave normale në një Republikë normale!”, përfundoi Abdixhiku.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kosova News 26/08/2025 26/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?