KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deklarohen të pafajshëm dy zyrtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë të akuzuar për korrupsion
Siguri

Deklarohen të pafajshëm dy zyrtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë të akuzuar për korrupsion

Kosova News
Kosova News 14:20 -05/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deli Halili dhe Ismajl Ismajli janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, lidhur me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Halili dhe Ismajli në cilësinë e zyrtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ngarkohen se i kanë fshehur urdhëresat e gjykatës, duke ua mundësuar të dënuarve t’i shmangen dënimit me burg apo kryerjes së pagesave në emër të dënimit me gjobë.

Deklarimin rreth fajësisë dy të akuzuarit e bënë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Gen Nixha.

Pasi që dy të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, gjykatësja e rastit Teuta Krusha i njoftoi mbrojtësit e tyre, avokatët Berat Tmava dhe Driton Muharremi për të drejtën e kundërshtimit të provave dhe kërkesës për hudhje të aktakuzës.

Dy avokatët kërkuan që klientëve të tyre t’iu ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, duke garantuar që procedura penale do të zhvillohet pa asnjë pengesë.

Mbrojtësi i të akuzuarit Ismajli, avokati Muharremi tha se edhe vetë prokurori me rastin e ngritjes së aktakuzës nuk ka propozuar vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak.

Propozimi i dy avokatëve nuk u kundërshtua nga prokurori Nixha, mirëpo gjykatësja Krusha njoftoi se mbetet në fuqi vendimi i datës 26 korrik 2024 përmes të cilit i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak dy të akuzuarve.

Sipas aktakuzës, nga data 4 prill 2022 e deri më 26 janar 2024 në zyrën për ekzekutimin e sanksioneve penale pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, në cilësinë e personave zyrtarë – duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, Deli Halili në pozitën e bashkëpuntorit profesional në zyrën e ekzekutimit të sanksioneve penale dhe Ismajl Ismajli në pozitën e referentit në zyrën e ekzekutimeve të sanksioneve, në bashkëkryerje nuk i përmbushin detyrat zyrtare, me qëllim të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër.

Aktakuza thotë se me dashje nuk i kanë dorëzuar, duke i fshehur urdhëresat e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe atë nëntë lëndë, të cilat kanë qenë dashur të dërgohen për ekzekutim duke i mundësuar të dënuarve, t’i shmangen mbajtjes së dënimit me burg, apo kryerjes së pagesave në emër të dënimit të shqiptuar në të holla, duke i shkaktuar dëm sistemit gjyqësor.

Me këtë, ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Çështja penale ndaj dy të akuzuarve është deleguar në kompetencë të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Prizren pasi që dy të akuzuarit janë punonjës të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila është shpallur jokompetente për të vazhduar me rastin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu lexoni:

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

Kosova News 05/08/2024 05/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?