KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deklaratë nga BE dhe ShBA për veriun: Po punohet për të gjetur një zgjidhje politike – sundimi i ligjit duhet të respektohet
Politikë

Deklaratë nga BE dhe ShBA për veriun: Po punohet për të gjetur një zgjidhje politike – sundimi i ligjit duhet të respektohet

Kosova News
Kosova News 15:43 -28/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa për të ulur tensionet dhe po ashtu të frenohen nga provokimet, kërcënimet dhe frikësimet.

Në një deklaratë të përbashkët të BE-së dhe Departamentit të Shtetit të ShBA-së, thuhet se po punohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të gjetur një zgjidhje politike për të ulur tensionet.

“BE-ja dhe SHBA-ja është e shqetësuar për situatën e tensionuar që po vazhdon të mbizotërojë në veri të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve për përmbajtje maksimale, të mos marrin masa të menjëhershme dhe të pakusht për të ulur tensionet, dhe të frenohen nga provokimet, kërcënimet e frikësimet. Ne po punojmë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për të gjetur një zgjidhje politike në mënyrë që të ulen tensionet dhe të arrihet pajtim për një rrugë para në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies të gjitha komuniteteve lokale”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Po ashtu në këtë deklaratë është thënë se mirëpresin garancinë e marrë nga Kosova që konfirmon se nuk ka një listë me serbë të Kosovës që do të arrestohen apo persekutohen për “protestat paqësore/barrikadat”.

“Në të njëjtën kohë sundimi i ligjit duhet të respektohet, dhe çdo formë e dhunës është e papranueshme e nuk do të tolerohet”, thuhet në komunikatë.

ShBA-ja është thënë se do ta përkrahë punën e BE-së nëpërmjet Misionit të EULEX-it në Kosovë.

“EULEX-i, në përputhje me mandatin, do të vazhdojë të monitorojë nga afër gjitha hetimet dhe procedurat pasuese për ta promovuar respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo përfshirë, në veçanti, garantimin e një gjykimi të drejtë, si dhe mbrojtjen e trajtimin e barabartë për anëtarëat e komuniteteve joshumicë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu është thënë që pritet që Kosova dhe Serbia të kthehen në bisedime për të nxitur një “mjedis të favorshëm për pajtimin, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin për të mirën e qytetarëve”. Ndërsa është bërë thirrje edhe të respektohen gjitha marrëveshjet.

“Të gjitha detyrimet e dialogut duhet të implementohen plotësisht dhe pa vonesa”, thuhet në deklaratën.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet i kërkuari 18 vjeçar në Shtime, i dënuar me 4 muaj burgim për vjedhje

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

Kapen 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana

Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kosova News 28/12/2022 28/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Stuhi e fuqishme në rajonin e Gjilanit
17:36 -27/06/2025
MAShTI: Gjatë Testit të Arritshmërisë disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave
17:01 -27/06/2025
Nipi i Helmut Kohlit mban fjalim të fuqishëm për Kosovën, në parlamentin gjerman
16:56 -27/06/2025
Bashkëshortja e Arbnor Spahiut shpërthen ndaj institucioneve: Me heshtjen tuaj po bëheni bashkëfajtorë!
16:51 -27/06/2025
Milani synon transferimin e top sulmuesit pas 144 milionë eurove të fituara nga shitjet e lojtarëve
16:49 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?