KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Defender 2023” fillon nesër në Kosovë
Siguri

“Defender 2023” fillon nesër në Kosovë

KosovaNewss
KosovaNewss 13:43 -20/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit “Defender Europe `23”. Ky ushtrim organizohet nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë, me ndihmën e forcave aleate të 25 vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tyre. Në këtë ushtrim FSK-ja do të marrë pjesë me 1 mijë e 300 trupa.

“Defender Europe 2023”, është padyshim ngjarja më e madhe jo vetëm për FSK –ën por është ngjarje historike edhe për vetë Republikën e Kosovës. Kjo dëshmon besimin e SHBA-së në ushtrinë e Kosovës, e cila  po dëshmon se është e gatshme për të kryer detyra në mbrojtjen e vlerave më të larta euroatlantike në mbrojtjen e paqes, demokracisë jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

Kështu vlerësojnë për Radio Kosovën ekspertë të çështjeve ushtarake.

Ish komandanti i Përgjithshëm i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati, thotë se nga ky ushtrim, FSK-ja përfiton përvojat nga ushtritë më të avancuara botërore.

“Kur janë në pyetje pajisjet dhe armatimet që kanë ushtritë e NATO-s kanë një ndërveprimtari apo përvojat e përdorimit të armëve që Ushtria e Kosovës nuk i ka, ndërsa tani ka mundësinë që në ushtrime jo vetëm t’i shohë ato por edhe të manovrojë me to, e që dihet se këto janë përvojat që na kanë munguar, sepse e kemi një ushtri që është shumë e re e që është në ngritje e sipër të kapaciteteve të veta operacionale”, thotë Kastrati.

Ndërkaq Hisen Berisha, anëtar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, thotë se me këtë ushtrim do të certifikohen kapacitetet e dy regjimenteve të këmbësorisë. Sipas tij, Kosova është në një rrugë të mirë të implementimit të projektit për krijimin e Forcave të Armatosura, por, rrethanat e reja që janë krijuar pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë, kanë imponuar disa ndryshime në planin 10 vjeçar.

“Kanë imponuar nevojën e heqjes së kufizimit në numër dhe tejkalimin e blerjeve të planifikuara, flasim për teknologji dhe teknikë të avancuar siç janë dronët dhe armatimet e tjera të cilat e mbajnë luftën në distancë. Misioni ynë është krijimi i kapaciteteve mbrojtëse mirëpo, këto kapacitete duhet të kenë aftësinë e parandalimit të çfarëdo invazioni në distancë nga vijat e kufirit”, deklaron Berisha.

Kontingjenti prej 1 mijë e 300 trupave do të jetë ndër katër kontingjentet më të mëdha krahas kontingjentit amerikan. Kjo tregon shkallën e ndërveprueshmërisë ushtarake të Kosovës përkrah forcave të shteteve partnere,shprehet gjeneral Sefer Isufi, shef i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ushtrimi më i madh ndërkombëtar “Defender Europe 2023” do të mbahet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës, ku do të marrin pjesë mbi 20 mijë ushtarë nga 25 vende të NATO-s. Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të shërbejë në çdo mision të NATO-s.

Gjithashtu lexoni:

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

OSBE-ja dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë për luftimin e korrupsionit

Takimi Ulutas-QUINT’i, ambasada e Britanisë kujton ndërhyrjen e NATO’s: Ishte jetike për ta ndaluar katastrofën humanitare në Kosovë

KosovaNewss 20/05/2023 20/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja
16:13 -13/06/2026
Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë
15:02 -13/06/2026
Afër marrëveshjes SHBA-Iran, hap drejt hapjes së Ngushticës së Hormuzit
14:37 -13/06/2026
Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit
13:49 -13/06/2026
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
13:26 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?