KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » De Rossi: Presim një Milan sulmues, por do ta menaxhojmë avantazhin
Sport

De Rossi: Presim një Milan sulmues, por do ta menaxhojmë avantazhin

KosovaNewss
KosovaNewss 19:56 -17/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas fitores në aktin e parë çerekfinal të Europa Leagues ndaj Milanit në “San Siro”, Roma e sheh veten më pranë gjysmëfinaleve, megjithatë në prag të ndeshjes së kthimit De Rossi paralajmëron të tijtë se do të jetë mjaft e vështirë.

Tekniku i verdhekuqve zbulon detaje nga formacioni dhe strategjia e lojës, teksa komenton edhe gjendjen shëndetësore të mbrojtësit Ndicka, i cili shfaqi probleme në zemër në fundjavë ndaj Udineses në kampionat.

Si është gjendja e Ndicka?

Për fat është shumë mirë dhe kjo ka më shumë rëndësi. Ne bëmë veprimin e duhur në fushë, atë që duhej bërë për situata të tilla. Tani ai do të kryejë të gjitha ekzaminimet e nevojshme, në mënyrë që të rikthehet sërish në fushë pa frikën e ndonjë ngjarjeje të rëndë.

Ndeshja e të enjtes do të jetë vendimtare për fatin e Piolit te Milani…

Unë nuk lexoj gazetat, por mund t’u them se Milani i Piolit është në vendin e dytë dhe luan shumë mirë. Kjo ndeshje paraqet një mundësi të fundit që ata të fitojnë një trofe dhe pres që ta luajnë në maksimumin e tyre. Do të jetë e vështirë.

Sa i rëndësishëm është fakti që luani me një avantazh në këtë takim?

Nuk ka asnjë avantazh, pasi nuk është se ne e fituam 7-0 ndeshjen e parë. Ne kishim rastet tona dhe Milani të vetat. Në fund fituam ne, por çdo gjë është e hapur dhe duhet të bëjmë shumë kujdes në ndeshjen e kthimit.

Do të shohim një Romë që mbron rezultatin?

Do të mbrohemi me kujdes patjetër, ashtu si në ndeshjen e parë por do të shohim edhe përpara. E dimë që nëse arrijmë t’i shënojmë një gol Milanit, atëherë e rrëzojmë edhe moralisht, ndaj nuk do të hidhemi në aventurë, por as nuk do të rrimë gjithë kohën në pritje.

Kush luan në vendin e Cristantes?

Bove. Është një djalosh shumë interesant, te i cili besojmë shumë. Nuk dua t’i vë shumë presion, por jam i sigurt që në fund të ndeshjes do të dalë me fanellën e qullosur nga djersa. Shpresoj të bëjë një ndeshje të mirë, pasi e meriton për mënyrën si stërvitet dhe punon çdo ditë.

Gjithashtu lexoni:

Vedat Muriqi arrin në Stamboll

Fenerbahçe konfirmon rikthimin e Vedat Muriqit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë

Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt

KosovaNewss 17/04/2024 17/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?