KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » DASH: Rusia ndikoi në ngritjen e tensioneve në veri
Lajme

DASH: Rusia ndikoi në ngritjen e tensioneve në veri

Kosova News
Kosova News 19:49 -14/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në raportin periodik për Kosovën, të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, është theksuar se Rusia ka pasur ndikim në tensionimin e situatës në veri. Në dokument janë dhënë vlerësime edhe për faktorët që kanë kufizuar shtrirjen e autoritetit në këtë pjesë të banuar kryesisht me serbë

Paqëndrueshmëria politike dhe çështjet e sigurisë kanë kufizuar aftësinë e Qeverisë së Kosovës për ta shtrirë autoritetin në veri, theksohet në raportin periodik mbi terrorizmin, të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH). Në të janë përmendur edhe zhvillimet e vitit 2022, ku veriu ishte epiqendër e tensioneve, si pasojë e sulmeve ndaj zyrave komunale e bllokadave në rrugë.

Këto aspekte përmenden krahas rrezikut që paraqesin organizatat terroriste për qytetarët e Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, janë objektivë i mundshëm për rekrutim nga organizatat ekstremiste të dhunshme me orientim politik etnonacionalist ose fetar. Veçmas, çështjet e sigurisë dhe paqëndrueshmëria politike në veri të Kosovës vazhduan ta kufizojnë aftësinë e Qeverisë së Kosovës për të konfirmuar autoritetin e saj në atë rajon”, thuhet në raportin e DASH-it. “Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO-ja dhe Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës (PK) për të promovuar një mjedis të sigurt dhe për ta forcuar sundimin e ligjit”.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ka konstatuar se tensionet ndëretnike në Kosovë janë pasojë edhe e ndikimit të Rusisë.

“Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, Ambasada në Prishtinë ka vërejtur një rritje të dezinformimit rus dhe ka vlerësuar se është nxitës gjithnjë e më i pranishëm i të menduarit të dhunshëm ekstremist dhe polarizimit ndëretnik që kontribuon në tensionet ndëretnike në veri të Kosovës”, thuhet në këtë dokument.

Në raport përmenden edhe incidentet e vitit të kaluar, të cilat Qeveria e Kosovës i kualifikoi si terroriste.

“Në prill, Qeveria e Kosovës denoncoi sulmet e armatosura kundër policëve në veri të Kosovës si akte terrorizmi. Prokurorët kosovarë këto incidente i klasifikuan si vepra terroriste dhe akte kundër rendit kushtetues. Në dhjetor, Policia e Kosovës arrestoi ish-oficerin e PK-së, Dejan Pantiq, për vepra të lidhura me terrorizmin pas një sulmi, që përfshinte një mjet shpërthyes në objektet e zgjedhjeve lokale dhe stafin zgjedhor komunal në Mitrovicën e Veriut”, evidentohet në raport.

Të mërkurën, Prokuroria e Shtetit u ngriti aktakuzë Pantiqit dhe tre personave tjerë, të dyshuar për sulmin në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.

Ata akuzohen se hodhën granata dore dhe shok bomba në drejtim të zyrës, ndërsa një nga granatat shpërtheu duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikoi jetën e zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të policëve. Ata akuzohen për vepra terroriste.

DASH-i ka përmendur edhe riatdhesimin e shtetasve kosovarë nga qendrat e paraburgimit dhe kampet e personave të zhvendosur në Siri.

“Në maj, dy shtetas meshkuj kosovarë u riatdhesuan nga Siria në një operacion të përbashkët me qeverinë shqiptare, i cili u mbështet nga Shtetet e Bashkuara. Këta dy të rritur u akuzuan për vepra terrorizmi. Ky ishte operacioni i tretë i kthimit. Deri më tani, Kosova ka riatdhesuar më shumë se 120 shtetas. Rreth 80 shtetas mbetën në kampet e personave të zhvendosur ose qendrat e paraburgimit, ose ishin të pagjetur në fushën e betejës në Siri”, shkruan në raport, i cili thekson dënimet e ulëta për vepra të lidhura me terrorizmin në Kosovë.

Në raport është analizuar edhe korniza ligjore, për të cilën është vlerësuar se përgjithësisht mundëson ndjekjen penale dhe burgosjen e individëve të dyshuar për mbështetje të aktiviteteve terroriste ose pjesëmarrje në luftëra të huaja. Megjithatë, dënimet e ulëta, lirimi me kusht dhe mbikëqyrja e çorganizuar pas lirimit, sipas Departamentit amerikan të shtetit, përbëjnë kërcënim për sigurinë.

“Shtetet e Bashkuara ofruan trajnime dhe këshilla specifike për rastet për prokurorët kosovarë dhe vazhduan të trajnojnë gjyqtarët kosovarë për udhëzimet dhe analizat e dënimeve. Sistemet policore dhe korrektuese ndihmuan në reduktimin e radikalizimit të burgjeve në dhunë duke identifikuar tendencat dhe kërcënimet brenda institucioneve penale; duke forcuar koordinimin e policisë, inteligjencës dhe agjencive korrektuese; dhe duke përgatitur institucionet e sigurisë me një kuptim më të mirë se si ekstremizmi i dhunshëm përhapet pas burgosjes”, shkruan në raport.

Sa i përket luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, sipas DASH-it, Kosovës aktualisht i mungon një strategji e plotë për të adresuar kërcënimet e reja të lidhura me terrorizmin. Ndërsa përballet me shumë të kthyer nga zonat e luftës, raporti thotë se Kosova operon me një strategji dhe plan veprimi të vjetruar.

“Kosova vazhdon bashkëpunimin përmes Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komunitetit, përmes të cilit Kosova po forcon rrjetin e aktorëve që punojnë në riintegrimin dhe rehabilitimin e grave dhe fëmijëve të kthyer nga zonat e konfliktit. Trembëdhjetë komuna të Kosovës janë anëtare të Rrjetit të Qyteteve të Forta. Shtetet e Bashkuara vazhduan programin e CVE në Kosovë, siç është projekti i Seksionit të Diplomacisë Publike të Ambasadës në Prishtinë, i fokusuar në çështjet e ekstremizmit të dhunshëm që rezultoi me dokumentarin Ekstremizmi në botën moderne”, shkruan në raport.

Programi i Asistencës Antiterroriste i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, sipas raportit, ka siguruar grante për pajisje teknike për të forcuar gatishmërinë operacionale të Drejtorisë Kundër Terrorizmit të Policisë së Kosovës dhe ka zhvilluar trajnime mbi aftësitë hetuese, shpartallimin e komploteve terroriste dhe sigurinë kufitare.

Gjithashtu lexoni:

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Kosova News 14/12/2023 14/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në
13:56 -20/06/2026
Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente
13:46 -20/06/2026
MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion
13:43 -20/06/2026
Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje
13:40 -20/06/2026
Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse
12:24 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?