KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dardanët të gatshëm e me motiv maksimal për sfidën vendimtare ndaj Islandës
Sport

Dardanët të gatshëm e me motiv maksimal për sfidën vendimtare ndaj Islandës

Kosova News
Kosova News 23:04 -22/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes vendimtare kundër Islandës për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve, e cila do të luhet nesër në stadiumin “Enrique Roca de Murcia” në Spanjë.
Dardanët kanë zbritur në fushë me përkushtim të plotë, të motivuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë përballje të rëndësishme.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, në konferencën për media ka theksuar se ekipi duhet të jetë i përqendruar gjatë gjithë ndeshjes dhe të tregohet i disiplinuar taktikisht, veçanërisht kur Islanda ka posedimin e topit.

“Gjasat për fitore? Siç e kam thënë edhe më herët do të jetë një përballje ku gjasat janë 50 me 50. Kjo u dëshmua edhe në ndeshjen e parë, e cila ishte goxha e përafërt, ku edhe Islanda kishte mundësi të shënonte në disa situata, por edhe ne kishim mundësi të mira për të shënuar për 3:1. Mënyra se si do të luajmë? Islanda është skuadër që ka futbollistë që ka të mirë sidomos në aspektin ofanziv. Do të jetë shumë e rëndësishme për ne se si do të luajmë kur Islanda e ka posedimin e topit. Mënyra se si do të reagojmë dhe energjia që do të kemi për të luftuar për ta rifituar topin mund të jetë vendimtare për epilogun e ndeshjes”, ka theksuar Foda.

Ai ka thënë ndonëse janë në cilësi të mysafirit në këtë ndeshje do të synojnë ta bëjnë lojë sa më kreative dhe të provojnë të gjejnë golin.

Sa i përket vendimit se kush do të jetë në portë pas mungesës së Arijanet Muric, trajner gjerman ka thënë se për këtë do të vendosë nesër.

Në fakt, Kosova do të përballet me disa mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje. Krahas futbollistëve që u lënduan para grumbullimit me klubet e tyre, në këtë ndeshje mungojnë edhe portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani për shkak të lëndimeve, si dhe Valon Berisha i cili është i suspenduar për shkak të kartonëve.

Megjithatë, skuadra është e vendosur për të luftuar për fitore dhe për të siguruar kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe këtë mesazh e përçoi në konferencë për media edhe sulmuesi Vedat Muriqi.

“Arma jonë më e fortë? Gjithmonë kam thënë se është shpirti luftarak. Lëndimet e disa lojtarëve? Ne edhe në shumë ndeshje tjera kemi luajtur me mungesa, si pa Amirin, pa Milotin apo pa mua, por ekipi ka treguar lojëra të mira. Besoj se edhe kësaj radhe pavarësisht mungesës së Aros, Donatit dhe Valonit, ata që do të luajnë do ta japin maksimumin”, tha Muriqi.

Ai tha se edhe ndeshja e parë ka qenë e vështirë. “Qëllimi ka qenë që ta kemi avantazhin nga ndeshja e parë dhe këtë e kemi arritur, pasi kemi epërsinë e një goli. Jemi të gatshëm për nesër. Kosova është e gatshme për t’u kualifikuar në Ligën B”, theksoi Muriqi, duke shtuar: “Është hera e parë në Murcia, nëse do të luhej ndeshja në Mallorca sigurisht se do të ishte ndryshe, por shpresoj se edhe nga këtu do të kem përshtypje të mira në fund”.

Sfida e nesërme ndaj Islandës do të luhet nga ora 18:00.

Gjithashtu lexoni:

Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Kosova News 22/03/2025 22/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?