KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rumaninë
Sport

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rumaninë

KosovaNewss
KosovaNewss 21:54 -15/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Rumanisë, e cila zhvillohet të premten në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë seancë ka stërvitur edhe Edon Zhegrova, i cili ka vuajtur nga një lëndim, por që pas angazhimit të madh të tij dhe stafit mjekësor gjatë ditëve të kaluara ka arritur të kryejë pa pengesa stërvitjen e sotme. Atmosfera në kampin e Dardanëve është mjaft e mirë dhe të gjithë presin që nesër të kenë paraqitje të mirë dhe me përkrahjen e tifozëve të arrijnë t’i gëzohen fitores së parë në këtë cikël kualifikues.

Para stërvitjes në konferencë për media janë paraqitur përzgjedhësi Alain Giresse dhe kapiteni Amir Rrahmani. Ky i fundit ka thënë se ndeshja me Rumaninë është tejet e rëndësishme, ngase përballë kanë konkurrentin direkt për kualifikim në Evropian.

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme në këtë cikël kualifikues, pasi kemi përball konkurrentin kryesor për vendin e dytë. Rumania ka 6 pikë me plot meritë dhe shpresoj që ne të luajmë lojën tonë, të fitojmë dhe t’i afrohemi me pikë. Kjo ndeshje e vendos shumë fatin e këtij grupi dhe pres përkrahje nga tifozët për ta mposhtur Rumaninë, në mënyrë që të mbajmë gjallë shpresat për kualifikim. Synimi është ta fitojmë këtë ndeshje dhe do të japim gjithçka nga vetja për fitore”, ka thënë Rrahmani. Ai ka pranuar se në rast dështimi në këtë ndeshje atëherë 99 për qind Kosova do të jetë jashtë Evropianit.

Ndërkaq, përzgjedhësi Giresse ka thënë se të gjithë lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë ndeshjes. “Besoj se ata do të futen në fushë me motivim të madh për fitore. Kemi mungesa të rëndësishme, ngase Rashani është larguar nga grumbullimi për shkak të lëndimit, derisa Zhegrova nuk është stërvitur disa ditë dhe është duke u rikuperuar. Po shpresojmë që ai të jetë gati”, ka thënë Giresse.

Ai tutje e ka vlerësuar Rumaninë si një kundërshtare të fortë, me individë që mund ta bëjnë diferencën, por ka thënë se e kanë analizuar mirë lojën e tyre dhe do të japin maksimumin për fitore.

Gjithashtu lexoni:

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt

Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike

Spanja dhe Belgjika nisin aventurën në Botëror, vëmendja te yjet e mëdhenj

Vdes futbollisti 24 vjeçar nga Gjakova

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos

KosovaNewss 15/06/2023 15/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?