KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dallaveret me patentshoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zyrtarëve, në Pejë
Siguri

Dallaveret me patentshoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zyrtarëve, në Pejë

Kosova News
Kosova News 10:14 -12/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.SH, T.SH, R.S, M.S, L.G, N.D, B.K, D.T, B.B, M.D, M.I, dhe F.B. për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Manipulimi me prova”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Dhënie ryshfeti” nga kodi penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës e cila përmban 391 faqe të ngritur nga prokurori i çështjes përfshihen dymbëdhjetë (12) persona të pandehur, të cilët përmes veprave penale të lartcekura, ju kanë mundësuar në mënyrë të kundërligjshme kandidatëve të auto shkollave të ndryshme pajisjen me patentëshoferë, në Pejë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.Sh., në cilësinë e koordinatorit të Njësisë së Qendrës për PatentëShoferë në Pejë, gjatë periudhës kohore nga viti 2021 e deri më 23.07.2024, dyshohet se nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, duke mos zbatuar ligjin për patentëshofer dhe udhëzimet administrative përkatëse lidhur me organizimin dhe mbajtjen e provimeve për patentë shoferë. Ai dyshohet se ka planifikuar dhe organizuar mbajtjen e provimeve teorike edhe në data dhe rrethana të kundërligjshme, duke mundësuar testimin e kandidatëve të cilët nuk figuronin në listat zyrtare të kandidatëve dhe pa koordinim me strukturat përgjegjëse të ministrisë kompetente.

Po ashtu, i pandehuri R.S. dyshohet se ka ndihmuar në realizimin e këtyre veprimeve të kundërligjshme, duke ndërmjetësuar dhe mundësuar dhënien e ryshfetit nga përfaqësues të auto-shkollave të ndryshme, në shuma që sipas aktakuzës variojnë nga 300 deri në 1,000 euro, me qëllim të kalimit të kandidatëve në testet teorike dhe praktike për pajisje me patentë shofer.

- Reklamë -

Në aktakuzë përfshihet edhe dyshimi se të pandehurit A.SH., T.SH. dhe R.S., më 17 nëntor 2023, në zyrën e koordinatorit të Njësisë së Qendrës për PatentëShoferë në Pejë, kanë vepruar në bashkëkryerje në kryerjen e veprës penale “Manipulimi me prova”

E pandehura T.SH., në cilësinë e pyetëses së pjesës teorike, dyshohet se gjatë periudhës 2021 – 2024 nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare sipas dispozitave administrative për sigurimin e cilësisë dhe standardeve minimale për pyetësit teorik, duke u mundësuar kandidatëve kalimin e testit teorik përmes tregimit të përgjigjeve të sakta dhe lejimit të testimit edhe pa dokumentacion të kompletuar.

Veprime të ngjashme, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer edhe nga e pandehura M.SH., e cila në cilësinë e pyetëses së pjesës teorike, dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për persona të tjerë.

Në këtë çështje penale përfshihet edhe i pandehuri L.G., zyrtar administrativ në Njësinë e Qendrës për Patentëshoferë në Pejë, i cili dyshohet se ka lejuar paraqitjen e kandidatëve në provime edhe në rastet kur dosjet e tyre kanë qenë të pakompletuara, si dhe nuk ka regjistruar dhjetëra kandidatë në librat amzë përkatës. Sipas aktakuzës, gjatë kontrollit janë gjetur edhe dosje të kandidatëve të mbajtura në mënyrë të kundërligjshme jashtë institucionit përkatës.

Gjithashtu, të pandehurit B.K. dhe N.D., në cilësinë e ekzaminuesve të pjesës praktike, dyshohet se kanë organizuar dhe zhvilluar testime praktike në kundërshtim me udhëzimet administrative dhe jashtë orarit zyrtar të punës, duke mundësuar kalimin e kandidatëve pa përmbushur kriteret ligjore dhe profesionale për pajisje me patentë shofer.

Sipas aktakuzës, si rezultat i këtyre veprimeve të kundërligjshme, disa nga përfaqësuesit e auto-shkollave kanë përfituar avantazh të padrejtë konkurrues në treg, duke regjistruar numër dukshëm më të madh të kandidatëve krahasuar me auto-shkollat tjera.

Të pandehurit M.I., D.T. dhe M.D., në cilësinë e përfaqësuesve të autoshkollave, akuzohen për veprat penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, ndërsa të pandehurit B.B. dhe F.Z. akuzohen për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës kompetente që, pas administrimit të provave dhe zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale që iu vihen në barrë.

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në Shëngjin, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Rasti “Subvencionet”, mbrojtja kërkon përjashtimin e kryetares së trupit gjykues

Kosova News 12/05/2026 12/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
85%
1 km/h
Thu
23 °C
Fri
25 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?