KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dallaveret e shkeljet e shumta, degradohet drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani
Siguri

Dallaveret e shkeljet e shumta, degradohet drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 14:24 -23/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Personi që rreth një dekadë ka mbajtur pozita të larta drejtuese në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe së fundi ishte drejtor në Burgun e Sigurisë së Lartë (BSL), Rasim Selmani, është degraduar në pozitë.

Redaksia e KosovaNews merr vesh se Selmani nga pozita e drejtorit është degraduar në pozitë më të ulët.

Ai është caktuar në pozitën e udhëheqësit të njësisë për punë dhe aftësim profesional brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK).

Për këtë zyrtar, KosovaNews kohë më parë ka publikuar një hulumtim, respektivisht dosjen ekskluzive ku paraqiten një varg shkeljesh të rënda disiplinore dhe dallaveret e Rasim Selmanit, që ka bërë gjatë punës së tij në pozita të ndryshme si drejtues në ShKK.

Dosjet e hetimeve konfidenciale që i ka botuar në një artikull KosovaNews tregojnë se Rasim Selmani ka vepruar në kundërshtim me ligjet dhe është nxjerr përgjegjës për dallaveret që kanë ndodhur me rastin e punësimeve të zyrtarëve korrektues në Qendër Operative.

“Vjen rendi edhe për ty”, këto janë fjalët që Selmani u thoshte zyrtarëve që ankoheshin se vendin e punës kishte zënë një person pa kaluar testin e përcaktuar në konkurs.

LEXO më shumë:

Dosja Ekskluzive: Shkeljet dhe dallaveret e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë- punësime pa kriter e konkurs, beneficione të dënuarit për terrorizëm

Në kohën sa ishte në udhëheqje Selmani kishin ndodhur edhe punësime të personave pa aplikuar fare në konkurs, si dhe punësime të familjarëve.

Kurse në një rast tjetër Selmani ka bërë shkelje tjera të rënda, pasi në mënyrë të paligjshme i ka dhënë privilegje një të dënuari për terrorizëm.

Në dosjen e hetimeve evidentohen disa raste kur të burgosurit Fehmi Musa, i shpallur fajtor për veprën penale, shtytja për kryerjen e veprave terroriste, i janë bërë beneficione.

Se kjo ka ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë (BSL) e kishte pranuar edhe vetë Selmani, mirëpo ai konsideronte se kjo nuk është shkelje, por vetëm një lëshim që ka ndodhur pasi ka rënë në lajthitje nga vlerësimi i panelit.

Mirëpo komisioni i ShKK-së i ka nxjerrë përgjegjës Rasim Selmanin dhe vartësit e tij, për këtë veprim në kundërshtim ligjet dhe me rregullat që operojnë institucionet korrektuese.

LEXO më shumë:

Dosja hulumtuese për Rasim Selmanin, reagon Ministria e Drejtësisë: Jemi të shqetësuar, kemi ndërmarrë veprime 

Gjithashtu lexoni:

Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës

Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit

KFOR-i trajnon ushtarët amerikanë për ndërhyrje ajrore kundër zjarreve

E-Kosova vjen me dy shërbime të reja

Osmani nderohet me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi” në Austri

Kreshnik Llabjani 23/02/2023 23/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?