Përveçqë nuk arriti ta mposht Newcastlin në ndeshjen e parë të Champions League, Milani mbrëmë ka mbetur pa portierin Mike Maignan.
Francezi pësoi një lëndim në minutën e 81-të, dhe u zëvendësua menjëherë me Marco Sportiellon, shkruan IndeksOnline.
Tifozët rosoner ishin në ankth pasi ai shihet si shtylla e ekipit të Stefano Piolit.
Sky Sport Italia, raporton se Maignan ditën e sotme i është nënshtruar testeve mjekësore dhe sipas tyre ai do të humbas dy ndeshjet e radhës ndaj Hellas Verona dhe Cagliarit.
Francezi pritet të kthehet në fushë me 30 shtator në ndeshjen ndaj Lazios.