Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, po shkëlqen këtë sezon në Rusi.
Daku, ka realizuar në tre ndeshje radhazi duke i dhënë një mesazh të qartë Sylvinhos, për ta ftuar në “Euro 2024” që do mbahet këtë verë në Gjermani.
Sulmuesi nga Gjilani, shënoi mbrëmë kundër CSKA Moskës në minutat e fundit të ndeshjes duke barazuar rezultatin në 2-2.
Rubin Kazani, aktualisht gjendet në pozitën e 9-të në Premier ligën Ruse, dhe ka gjithsej 38 pikë një më pak se CSKA Moska që ka 39 pikë.