Në mesditën e së enjtes, akademia suedeze e ka ndarë çmimin “Nobel” për letërsi.
Fitues u shpall shkrimtari norvegjez, Jon Fosse, i njohur për romane të tilla si, “Wakefulness”, “Olav’s Dreams” dhe “Weariness”.
64-vjeçari, Fosse, u lind në Haugesund të Norvegjisë. Një aksident serioz në moshën shtatë vjeçare bëri që ai të ballafaqohet për së afërmi me vdekjen, dhe si pasojë, kjo eksperiencë ka ndikuar dukshëm në mënyrën se si ai shkruante në moshë të rritur.
Romani i tij debutues “Red, Black” u publikua në vitin 1983. Nga atëherë, Fosse ka shkruar romane, tregime të shkurtra, poezi, libra për fëmijë, ese dhe shfaqje të shumta teatrale. Punët e tij janë përkthyer në më shumë se 40-të gjuhë.
Gjatë karrierës, shkrimtari i njohur norvegjez i ka fituar disa çmime të rëndësishme për letërsi si, Çmimi i Letërsisë së Këshillit Nordik dhe çmimi ndërkombëtar “Booker”. Në vitin 2003, u bë kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës së Francës. Fosse gjithashtu u rendit I 83-ti në listën e 100 gjenive të gjallë të përpiluar nga “The Daily Telegraph”.
Ndërmjet punës për romanet e tij, Fosse punon edhe si përkthyes për veprat e autorëve të tjerë.