KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çmimi i produkteve medicinale, SHDPFMFK shpreh shqetësim për efektet që do të ketë ligji: Në shumë raste detyron shitjen nën vlerën e furnizimit
Shëndetësi

Çmimi i produkteve medicinale, SHDPFMFK shpreh shqetësim për efektet që do të ketë ligji: Në shumë raste detyron shitjen nën vlerën e furnizimit

Kosova News
Kosova News 12:50 -18/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shoqata e Distributoreve për Produkte Farmaceutike dhe Medicinale e Kosovës (SHDPFMK) ka shprehur shqetësim për efektet që do t’i ketë Ligji Nr. 08/L220 për Çmimin e Produkteve Medicinale, së bashku me vendimin Nr. 208-XII-2024, të datës, 23.12.2024, që në shumë raste detyron shitjen e produkteve farmaceutike nën vlerën e furnizimit (të çmimit CIP).


Në reagimin e SHDPFMK-së thuhet se përkundër opinioneve dhe deklaratave nga Ministria e shëndetësisë se janë përllogaritë të gjitha shpenzimet e transportit dhe shpenzimeve të tjera operative për kompanitë farmaceutike, duke i shtuar edhe një marzhë fitimi prej 7.5% kjo nuk qëndron.

Shoqata më poshtë jep arsyet pse nuk qëndron kjo:

Nuk janë kalkuluar shpenzimet operative (paga, ruajtja e produkteve farmaceutike që kërkon kushte te veçanta, energjia, karburantet, qiraja, mirëmbajtja e depos farmaceutike sipas standardeve etj) të cilat për shumicën e anëtareve të SHDPFMK arrijnë shifrën e 12-18 % të qarkullimit të tyre.

Nuk është kalkuluar pagesa e lejeve të importit 1% pranë Agjencionit të Barnave të Kosovës (AKPPM)
Nuk është kalkuluar pagesa e banderolave
Nuk është kalkuluar licenca si qarkullues farmaceutik me shumice


Nuk janë kalkuluar shpenzimet për mirëmbajtjen e Marketing Autorizimit dhe variacionet e produkteve farmaceutike sipas Udhëzimit Administrativ 
Nuk janë kalkuluar shërbimet e distribuimit të produkteve farmaceutike që kërkon standarde të veçanta sipas udhëzimit administrativ.
Nuk janë kalkuluar kostot e transportit, ruajtjes dhe sigurimit.


Nuk kanë konsideruar inflacionin e dy viteve të fundit dhe rritjen e çmimeve që ka prekur të gjitha produktet jetësore duke përfshirë edhe ato farmaceutike.


“Pra, si pasojë e gjithë kësaj një numër i madh i produkteve farmaceutike (rreth 50% të produkteve) çmimet e shitjes së përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë sipas listës së publikuar janë nën çmimin e importit CIP ose janë pa marzhë për mbulimin e shpenzimeve operative dhe pa gjenerim të fitimit për kompanitë distributore.

Ulja e çmimit për shitje (nën çmimin CIP të importit) nuk ka bazë ekonomike e as logjike pasi vlera e furnizimit për shumë produkte të importuara është më e lartë sesa çmimi që na imponohet për shitje dhe kjo situatë e krijuar është sfidues për bizneset e anëtarëve të shoqatës tonë”, thuhet në reagim. 

Gjithashtu lexoni:

Përurohet reparti i vaksinimit në QKMF `Dr. Nexhat Çuni` në Mitrovicë

Qytetarët e Kaçanikut nga sot mamografinë mund ta bëjnë në Kaçanik

Studimi i parë i shpejtë zbulon se ndryshimi i klimës trefishoi numrin e vdekjeve nga vala e fundit e të nxehtit në Evropë

Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve në Gjilan

Në Mitrovicë të Veriut gjenden barna të paautorizuara për tregun vendas

Kosova News 18/01/2025 18/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Hyseni: 660 mijë euro bursa për 4 vjet qeverisje
09:16 -11/07/2025
Osmani: Kosova krah për krah me ShBA-në, në përputhje me vizionin e Trumpit
09:13 -11/07/2025
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
08:53 -11/07/2025
Punëtorët e sigurimit të QKUK-së në grevë, kërkojnë rikthim në punë
08:36 -11/07/2025
Kurti merr pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës
08:33 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?