KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çmimet e derivateve të naftës, Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, propozimi i opozitës për TVSH-në dhe akcizën pa plan konkret
Lajme

Çmimet e derivateve të naftës, Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, propozimi i opozitës për TVSH-në dhe akcizën pa plan konkret

Kosova News
Kosova News 12:24 -03/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, tha se qeveria ka ndërhyrë aty ku ka qenë e nevojshme për çmimet e derivateve të naftës, derisa pati kritika edhe për qeveritë e kaluara.

Hajdari tha se propozimi i opozitës për ulje të përkohshme të TVSH-së dhe akcizës po bëhet pa plan konkret.

“Po propozohet pra ulja e përkohshme e TVSH-së ose akcizës, subvencionimi i sektorëve më të ndjeshëm përfshirë bujqësinë dhe prodhimin, si dhe mbështetje për transportin publik dhe më shumë, por pa asnjë plan se si do të kompensohen ato. Le ta themi qartë: kjo mund të tingëllojë mirë për ju në aspektin partiak, ju deputetë të opozitës, por është ekonomikisht e papërgjegjshme dhe politikisht populiste. Këto të hyra publike nuk janë abstrakte. Këto të hyra nga buxheti i shtetit janë paga për mësuesit, për mjekët, investime në infrastrukturë, mbështetje për familjet dhe për bizneset. Pra, pyetja është shumë e thjeshtë: Për rritjen e çmimeve të naftës, i bartur nga inflacioni për shkak të krizave gjeopolitike, a jemi gati t’u themi qytetarëve se do të ulet mbështetja për familjet dhe bizneset dhe do të shkurtohen shërbimet publike për një masë që nuk garanton as ulje reale të çmimeve të produkteve të naftës?

Sepse le ta sqarojmë edhe këtë: Ne si grup parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, me qeverisjen tonë, kemi ndërhyrë aty ku duhet. Kemi formalizuar tregun e naftës, kemi eliminuar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto janë masa që japin efekt real dhe afatgjatë“, tha Hajdari.

Ajo gjithashtu adresoi kritika ndaj qeverive të kaluara, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë hapat e duhur karshi kësaj çështjeje.

“Të nderuar deputetë, të dashur qytetarë, në fillim të mandatit tonë qeverisës nga Lëvizja Vetëvendosje, ne u përballëm me një realitet të vështirë të trashëguar nga ju, qeverisjet e kaluara. Keqpërdorimi dhe korrupsioni kishin zënë vend thellë në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si në publik ashtu edhe në privat. Këto dukuri nuk ishin të rastësishme; ato ishin të lidhura ngushtë me interesa të ngushta, me grupe dhe monopole të afërta me politikën që për vite me radhë kishin penguar zhvillimin e tregut të lirë dhe konkurrencën e drejtë.

Gjatë pesë viteve të fundit dhe në vazhdim, ne kemi ndërmarrë hapa konkretë për të identifikuar dhe eliminuar këto praktika të dëmshme. Kemi punuar për të krijuar një ambient ku të gjitha bizneset kanë mundësi të barabarta, ku konkurrenca është e drejtë dhe ku zhvillimi ekonomik është i qëndrueshëm dhe në shërbim të qytetarëve. Një nga shembujt më domethënës i këtij transformimi është pra sektori i naftës. Për më shumë se një dekadë, ligji i naftës kishte mbetur në pritje për miratim. Arsyeja ishte e qartë: lidhjet e forta me interesat monopoliste që përfitonin nga mungesa e rregullimit të tregut dhe transparencës“, tha ajo

Gjithashtu lexoni:

Certifikohen rezultatet zgjedhore të 7 qershorit

Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë

Elezi: Sot KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të 7 qershorit

Elezi: Nesër certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

Kroacia planifikon të rrisë numrin e ushtarëve në KFOR

Kosova News 03/04/2026 03/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Certifikohen rezultatet zgjedhore të 7 qershorit
11:29 -08/07/2026
Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund
10:59 -08/07/2026
Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal
10:11 -08/07/2026
Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
09:49 -08/07/2026
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?