KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Clark: Thaçi nuk ishte komandant ushtarak, s’kishte informacion për situatën në terren
Siguri

Clark: Thaçi nuk ishte komandant ushtarak, s’kishte informacion për situatën në terren

Kosova News
Kosova News 15:49 -17/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjenerali amerikan Wesley Clark, i ftuar si dëshmitari i fundit i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në procesin gjyqësor në Hagë, ka deklaruar se Thaçi nuk ishte komandant ushtarak.

Gjatë dhënies së dëshmisë të hënën në Hagë, Clarku ka theksuar se në takimet e para me Thaçin kanë pasur probleme komunikimi për shkak të gjuhës, ndërsa në takimin e tretë ka kërkuar ndihmë nga ai për të ditur se ku të ndërhyhet, por nuk ka marrë pasi Thaçi nuk dinte se çfarë ishte duke ndodhur.

“U takova me z. Thaçi për herë të dytë përpara se të fillonte fushata e bombardimeve nëse nuk gaboj. Ai ishte një nga personat atje, ishte personi më me autoritet, ishte më i riu, ishte më bindësi. Pra, ishte personi që ishte i veshur më mirë, kishte flokët në mënyrën më të përshtatshme. Jetonte në Zvicër, fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht asokohe. Unë ndërkohë nuk flisja shumë gjermanisht kështu që ishte pak e vështirë që të komunikonim me njëri-tjetrin, por ai nuk ishte komandanti ushtarak. Kur u takova me të herën e tretë unë kërkova ndihmë, por nuk morën ndihmë sepse ai nuk e kishte fare idenë se çfarë po ndodhte. Dhe i thash, çfarë po ndodh sepse problemi që e kisha unë si komandant ishte që ne nuk kishim një forcë në terren kështu që ne mbështeteshim thjesht te fushata ajrore. Donim që të mos sulmonim objektivat civile, por thjesht të ndërhynim me forcat ushtarake në terren. E pyetja që ia bëra unë është ku janë ata dhe ku jeni ju. Pra çfarë duhet të sulmoj unë, cilat janë objektivat e mi? Ndërkohë, përgjigja që mora prej tij ishte asgjë”, ka thënë Clark.

Sipas komandantit amerikan, në verën dhe vjeshtën e vitit 1998 Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk funksiononte me strukturë të qartë komanduese, por përbëhej kryesisht nga grupe lokale të organizuara spontanisht për t’i bërë ballë shtypjes së vazhdueshme serbe.

“Nuk kishte shumë informacion, s’kishte shumë gjëra për të folur sa i takon komandës (së UÇK-së në verë dhe vjeshtë të ’98-s v.j.) Me sa dinim ne, bëhej fjalë për grupe lokale të cilat ishin formuar pak a shumë në mënyrë spontane në përgjigje ndaj shtypjes serbe prej shumë e shumë vitesh,” tha ai.

Sipas tij, një moment vendimtar që rriti ndjeshëm mobilizimin e popullsisë shqiptare ishte vrasja e familjes Jashari. 

“Në veçanti pas vrasjes së familjes Jashari, gjithmonë e më tepër filloi të krijohej një alarm i përgjithshëm se do të kishte më shumë zhvillime negative dhe për këtë arsye njerëzit gjithmonë e më tepër formonin këto grupe lokale”, theksoi Clark.

Ai shtoi se më shumë informacion për UÇK-në kishte marrë nga burimet serbe sesa nga ato amerikane. 
“Serbët kishin pika të identifikuara në hartë që i quanin ‘pika terroriste’; pra, ata përpiqeshin të mblidhnin informacion për to,” tha ish-komandanti i NATO-s. 

Megjithatë, Clark theksoi se shumica e personave që përbënin këto grupe ishin banorë lokalë, të cilët, përveçse përpiqeshin të vazhdonin jetën e tyre të përditshme, synonin të mbronin veten dhe familjet nga dhuna sistematike.

Gjatë dëshmisë së tij, gjenerali Clark i përmendi bisedat me Millosheviqin, një herë siç tha Clarku, presidenti i Jugosllavisë Sllobodan Millosheviqi i ka thënë se çfarë bën ai në Kosovë është çështje e brendshme e tij. 

Ndërkaq, në një rast tjetër, Millosheviqi i ka thënë se e dinë mirë ç’të bëjnë me shqiptarët dhe se nuk është hera e parë që merren me ta. Clark tha se Millosheviqi i ka thënë se do ta bëjnë atë që e kanë bërë në të kaluarën – t’i vrasin të gjithë. Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë përmendi edhe një bisedë me presidentin e Maqedonisë, Kiro Gligorov, i cili pas masakrës së familjes Jashari e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se që nga ai moment shqiptarët në Kosovë do të ngrihen në rezistencë të armatosur.

Gjithashtu lexoni:

Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Kosova News 17/11/2025 17/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?