KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çka mund të mësojë Kosova nga udhëzimi i BE-së për furnizime në rast krizash?
Siguri

Çka mund të mësojë Kosova nga udhëzimi i BE-së për furnizime në rast krizash?

Kosova News
Kosova News 22:43 -05/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

449 milionë banorë të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian janë udhëzuar që të grumbullojnë ushqime, pije dhe mjete të tjera elementare me të cilat do t’i kalonin së paku 72 orë, në rast të ndonjë krize të mundshme. Ekspertët e sigurisë thonë se nga kjo strategji duhet të nxjerrë mësime edhe Kosova dhe institucionet e saj

Syzet janë të pazëvendësueshme për ata që kanë nevojë, ndriçimi për errësirë, për të gjithë sigurisht. Edhe uji i pijes. Ilaçet personale, ushqimi, para kesh, telefoni, mbushësi, kaq mjafton.

Komisionerja për Barazi dhe Menaxhim të Krizave në Komisionin Europian, Hadja Lahbib këshilloi 450 milionë qytetarë të Bashkimit Europian se çka të fusin në çantën e tyre që t’i kalojnë së paku 72 orë në rast të ndonjë emergjence a krize.

Por sa është shoqëria jonë gati dhe çka po bën shteti në këtë drejtim.

“Në qoftë se mekanizmat shtetëror e kryejnë punën e tyre me kohë, marrim vendime me kohë dhe me kohë e përgatisin popullatën për situata të tilla. Atëherë rrjetet sociale vetëm sa mund ta lehtësojnë këtë punë dhe aktivitet. Por deri më tani unë nuk se ndonjëra prej Qeverive ka në plan që të bëjë diçka të tillë. Është përmend në një kohë nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes që do të kalohet në një sistem ku do të angazhohet një mbrojtje e mesme e përbashkët”, ka thënë Hysen Gecaj – ushtarak.

Gecaj thotë se shumica e shteteve, kryesisht të lindjes në të kaluarën me sistemin e së cilës qeverisjes edhe Kosova, kanë qenë të përgatitura për këso situatash.

E ashtuquajtura mbrojta popullore parashihte rezervistët e armatosur dhe mbrojtja civile e cila parashihte edukimin nëpër shkolla të mesme e fakultete me lëndën e mbrojtjes.

“Ka qenë mbrojtja civile e cila e ka përgatitur popullatën civile se si duhet të reagojë në raste të krizave të ndryshme dhe rreziqeve të ndryshme. Dhe kur jemi tek kjo pjesa e mbrojtjes civile ka qenë e paraparë që edhe ne plan-programet shkollore, të meset dhe fakultetet, lënda e mbrojtjes ku janë mësuar gjërat elementare për qytetarët…”, ka thënë Hysen Gecaj – ushtarak.

Strategjia e Bashkimit Evropian për Unionin e Gatishmërisë për të parandaluar dhe reaguar ndaj kërcënimeve dhe krizave në zhvillim përmban 30 veprime.

Nxitja e Gatishmërisë së Popullatës:

“…Inkurajimi i publikut për të ndërmarrë masa praktike, si mbajtja e furnizimeve thelbësore për të paktën 72 orë në raste emergjencash.

Integrimi i mësimeve mbi gatishmërinë në kurrikulën shkollore dhe vendosja e një Dite Evropiane të Gatishmërisë.”

Nisma e Komisionit Europian nuk thuhet se buron nga rreziku prej Rusisë specifikisht, por si hap për t’u përballur me sfidat e shekullit XXI dhe këtu përfshihen edhe katastrofat natyrore si përmbytjet e zjarret por edhe sulmet përmes teknologjisë.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

Gjenden eshtra njeriu, dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”

Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX

Kosova News 06/04/2025 05/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?
11:58 -24/07/2026
Gjenden eshtra njeriu, dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar
11:18 -24/07/2026
6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
11:12 -24/07/2026
Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”
10:47 -24/07/2026
Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX
10:45 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?