Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të sotme të seancës konstituive, kërkoi nga Vetëvendosje që të reflektojë.
“Bllokada e institucioneve e ka emrin e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut. Edhe një herë bëjmë ftesë për reflektim. Qytetarët na kanë votuar për t’i adresuar problemet dhe sfidat e tyre e jo për të përmbushur egot dhe kryeneçësinë. Kosova është më e madhe se secili prej nesh”, tha Çitaku.