Moderatori i njohur nga Shqipëria Çim Peka ka realizuar një intervistë me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku në selinë e kësaj partie.
Peka e ka quajtur Abdixhikun “Luli i Ramës në Prishtinë”
Moderatori i emisionit “Çim Peka Live” ka dhënë detaje interesante nga intervista me Abdixhikun detaje këto që del të jenë kontradiktore me atë se çfarë përfaqëson LDK-ja si parti.
Peka ka thënë se para se të fillonte intervista tek muri pas Abdixhikut ishte fotografija e presidentit Rugova mirëpo ajo u hoq vetëm pak minuta para se të fillonte intervista nga stafi i Abdixhikut. Ai ka thënë se Abdixhiku po don që LDK-ja të identifikohet me figurën e tij dhe jo me të presidentit Rugova.
“Abdixhiku, “Luli” i Rames ne Prishtine!
Kjo foto eshte marre nga intervista e pare e Abdixhikut si kryetar i LDK ne zyrat e selise. Tek muri pas Lumirit ishte foto e Rugoves, vetem pak minuta para intervistes stafi i tij e hoqi. Abdixhiku donte qe LDK te identifikohej tashme me te dhe jo me Rugoven. Madje edhe ne interviste e pyeta per ate akt qe me beri përshtypje”
Çim Peka e ka quajtur Abdixhikun një sozi të Lulzim Bashës në Prishtinë duke e kritikuar kryetarin e LDK-së për ftesën që ua kishte bërë Edi Ramës dhe Blendi Fevziut për të folur për figurën e Rugovës si folës kryesor.
Peka ka thënë se Rama ka nevoje per nje “Lul” kudo ne trevat shqiptare, por Kosova ka nevoje per “rugoviste” te vertete.
“Sot Abdixhiku kishte bere nje aktivitet mbi Ibraim Rugoven, foles kryesor ishin dy zedhenesit e Thacit ne vitet ‘98-‘99’ ne Tirane, Rama e Fevziu. Se cfare kane thene keto dy personazhe ate kohe per Rugoven nuk ka nevoje ta risjellim, por te mos flase Sabri Hamiti e te flase Rama per figuren e Ibraim Rugoves, vetem nje sozi e Lulzim Bashes ne Prishtine mund ta beje.
Rama ka nevoje per nje “Lul” kudo ne trevat shqiptare, por Kosova ka nevoje per “rugoviste” te vertete!”