Sot zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.
Ndërkaq, vizita e fundit në Luginën e Preshevës ishte nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ai gjatë vizitës atje ishte takuar me kryetaren e atëhershme, Ardita Sinani, me të cilën kishin diskutuar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe krijimin e lidhjeve më të sigurta e të qëndrueshme, për avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.



