KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Cilësia e grurit në Kosovë, nën normalen
Ekonomi

Cilësia e grurit në Kosovë, nën normalen

Kosova News
Kosova News 18:19 -14/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përveç sasisë së pamjaftueshme, gruri në Kosovë, i siguruar nga sezoni i sivjetmë i korrje-shirjeve, nuk do ta ketë as cilësinë e duhur.

Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, thotë se cilësia aktuale e grurit nuk jep garanci për përpunimin e të gjitha produkteve nga mielli.

“Kur themi se çka i mungon grurit, ndoshta është herët të flasim pa përfunduar fushata e korrje-shirjeve… Nuk i mungon shumë, por nuk do të japë një cilësi të mjaftueshme për t’u përpunuar. Për përpunimin e bukës ndoshta nuk do të jetë problem, sepse për bukë ne vazhdimisht importojmë grurë, si përforcues të kualitetit… Por, për disa industri të tjera ushqimore do të jetë problem”, thotë Zejnullahu për Radion Evropa e Lirë.


Ai përmend biskotat, pastat, petët për byrek si produkte që mund të pësojnë nga cilësia më e dobët e grurit.

Të pakënaqur me cilësinë janë edhe vetë prodhuesit.

“Gruri, sivjet, nuk ka ‘zemër’, nuk e ka atë pjesën ushqyese”, thotë Pal Gjuraj, nga Shoqata e Bujqve Prodhues të Grurit të Kosovës.

“Buka kërkon grurin e kualitetit të lartë”, shton ai.

Barometër për cilësinë e grurit është pesha e hektolitrit. Sa më e lartë të jetë pesha e hektolitrit në grurë, aq më e madhe është sasia e lëndës së thatë dhe rendimenti i miellit.

Në kushte normale, kjo vlerë duhet të jetë mbi 75 në një kilogram grurë. Kjo vlerë përcaktohet me peshore të posaçme, të cilën e posedon çdo fabrikë e miellit.

“Pesha e hektolitrit sivjet është deri në 75, kurse vitin e kaluar ka qenë deri në 82”, thotë për Radion Evropa e Lirë Musa Gashi, pronar i fabrikës së miellit “Grunori”, në qytetin e Skenderajt.

Sipas tij, cilësia e grurit “nuk është shqetësuese”.

Korrje-shirjet, të kushtueshme e të pamjaftueshme

Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, konfirmon se kultura e grurit, sivjet, nuk i ka parametrat standardë, por thotë se mund të përdoret për prodhimin e miellit, respektivisht gatim të bukës.

“Normalisht se nën 65 [pesha e hektolitrit] nuk dedikohet për industrinë e blojës, porse sondazhet e realizuara për grurin sivjet janë të gjitha mbi 70”, thotë Rusinovci për Radion Evropa e Lirë.

Sipas përfaqësuesve të bujqve dhe mullisëve, faktorët që kanë ndikuar në cilësi më të dobët të grurit janë kushtet e pafavorshme klimatike dhe plehërimi jo i duhur, për shkak të, siç thonë, rritjes së çmimit të plehut artificial.

Çmimi i këtij produkti është rritur shumëfish, në vazhdën e shtrenjtimit edhe të produkteve të tjera.

Gruri duhet të plehërohet domosdo dy herë. Këtë vit, 100 kilogramë pleh artificial kanë arritur në 100 euro, krahasuar me vitin e kaluar kur kanë kushtuar 32 euro. Për një hektar tokë nevojiten deri në 300 kilogramë pleh.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë, përkatësisht Programit për pagesat direkte 2021, për një hektar sipërfaqe të kultivuar me grurë, fermerët e Kosovës janë subvencionuar me 75 euro.

Në kuadër të Programit të pagesave direkte për vitin 2022, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci, është zotuar se do t’i subvencionojë fermerët edhe për mbjelljet vjeshtore të kulturës së grurit.

Subvencionet sivjet kapin vlerën e 474 eurove për hektar, përfshirë këtu shpenzimet për pleh dhe naftë.

Por, përveç cilësisë së diskutueshme, fermerët në Kosovë kanë paralajmëruar se edhe sasia e grurit, që do të sigurohet sivjet nga korrje-shirjet, nuk do të jetë e mjaftueshme për nevojat e popullatës.

Sipas tyre, nevojat do të plotësohen deri në 50 për qind.

Nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se presin që kërkesat e qytetarëve të plotësohen deri në 70 për qind, ndërsa për cilësinë e grurit, deri më tash, nuk kanë folur.

Nevojat e popullatës së Kosovës janë për rreth 400 mijë tonë grurë në vit.

Kosova, prej vitesh, nuk i plotëson ato dhe varet në masë të madhe nga importi.

Serbia është vendi prej nga importon sasinë më të madhe të grurit dhe miellit.

Gjatë vitit 2021, Kosova ka importuar 84 mijë tonë lloje të ndryshme të grurit dhe miellit nga Serbia – nga 115 mijë tonë sa ka importuar në total nga shtete të ndryshme.

Por, sivjet, edhe çmimet e këtyre produkteve të importuara janë shtrenjtuar dukshëm, kryesisht për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Rusia dhe Ukraina janë ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë dhe lufta mes tyre ka shkaktuar çrregullime në tregje./REL/

Gjithashtu lexoni:

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

TAGGED: gruri
Kosova News 14/07/2022 14/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?