KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Cila është situata humanitare në Gazën e rrethuar?
Botë

Cila është situata humanitare në Gazën e rrethuar?

Kosova News
Kosova News 08:22 -03/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Thirrjet globale për një “pauzë humanitare” në luftën Izrael-Hamas janë injoruar, duke e pamundësuar futjen e ndihmave në Gazën e rrethuar nga Izraeli, ndërsa mungesa e ushqimit, karburanteve, ujit të pijshëm dhe ilaçeve po përkeqësohet.

Më poshtë mund ta lexoni një përmbledhje të asaj që disa agjenci të OKB-së e quajnë “katastrofë humanitare” duke përfshirë territorin e vogël me 2.3 milionë njerëz të udhëhequr nga Hamasi.

Zhvendosja

Rreth 1.4 milion njerëz – më shumë se gjysma e popullsisë – kanë ikur nga shtëpitë e tyre me rreth 700.000 njerëz që janë strehuar në ndërtesat e drejtuara nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), sipas zyrës humanitare të OKB-së (OCHA).

Izraeli u ka bërë thirrje civilëve në veri të Gazës – në qendër të forcave të Hamasit – që për sigurinë e tyre të evakuohen në jug, ndonëse edhe jugu është goditur nga sulmet ajrore izraelite ku janë vrarë dhe plagosur civilë.

OCHA thotë se strehimoret janë të mbipopulluara gati katër herë më shumë sesa kapaciteti i tyre, me dhjetëra mijëra banorë të tjerë të Gazës që po strehohen në spitale.

Spitalet

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se më shumë se një e treta e 35 spitaleve të Gazës nuk funksionojnë dhe ato të cilat janë ende funksionale raportojnë për mungesë të karburantit që kanë ulur ndjeshëm furnizimin e tyre me energji elektrike.

Sipas OBSH-së, spitali i Miqësisë Turko-Palestineze në qytetin e Gazës, i cili trajton pacientët me kancer, ka mbetur pa karburant dhe nuk është më funksional.

Në mungesë karburanti, ekipet e shpëtimit nga Mbrojtja Civile Palestineze janë detyruar ta kufizojnë punën me autoambulanca, duke bërë që viktimat dhe të plagosurit të barten për në spitale me karroca me gomarë.

Dorëzimi i ndihmave

Të paktën 10 kamionë dërguan ndihma në Gaza, përfshirë ujë, ushqim dhe ilaçe përmes pikëkalimit Rafah mes Egjiptit dhe Gazës më 1 nëntor, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kamionëve në 227, prej rihapjes së kufizuar të pikëkalimit më 21 tetor, tha OCHA.

Por, dërgesat e ndihmave humanitare nga jugu për njerëzit e zhvendosur në veri, sipas saj, u ndalën pas pushtimit tokësor nga Izraeli.

Uji

Sipas OCHA-s, një nga tri linjat e furnizimit me ujë të Gazës nga Izraeli është lëshuar për herë të parë që nga 8 tetori. Dy impiante për shkripëzimin e ujit të detit funksionojnë me 40 për qind të kapacitetit të tyre dhe disa puse janë në funksion, duke u mundësuar disa familjeve të marrin ujë për disa orë në ditë, përveç furnizimi të kufizuar me ujë nga kamionët humanitarë.

Karburanti

Grupet humanitare thonë se karburanti nevojitet urgjentisht në mënyrë që të shpërndahen ndihmat, si dhe të bëhet furnizimi me rrymë për spitalet, furrat e bukës dhe impiantet e shkripëzimit. Por, hyrja e karburantit mbetet e ndaluar nga Izraeli, i cili thotë se mund të përdoret nga Hamasi për qëllime ushtarake./rel

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 03/11/2023 03/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?