KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Cila bukë është më e shëndetshme?
Shëndetësi

Cila bukë është më e shëndetshme?

Kosova News
Kosova News 16:34 -29/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një nga ushqimet që shumë njerëz “urrejnë” ta duan është buka.

Ka shije kaq të mirë, por shpesh marrim këshilla që, se nga pikëpamja ushqyese është shumë e dëmshme. Ka dieta të tëra që rekomandojnë heqjen e bukës dhe karbohidrateve, dhe turpërimit të njerëzve që i hanë ato, tha Natalie Mokari, një dietologe me bazë në Charlotte, Karolina e Veriut.

“Unë shoh shumë klientë që mendojnë se nuk duhet të hanë bukë, gjë që është e trishtueshme për mua sepse buka është një burim i madh i drithërave të plota,” tha ajo.

Po, është e vërtetë: buka mund të jetë pjesë e një diete të ekuilibruar dhe karbohidratet janë vendimtare për një shëndet të mirë, shtoi dietologia.

Sipas një studimi të vitit 2017, rekomandohet të merrni dy deri në tre racione ditore me drithëra, të cilat mund të gjenden në bukë, pasi ato mund të parandalojnë diabetin e tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin kolorektal, pankreasit dhe stomakut.

“Ne kemi nevojë për karbohidrate për të funksionuar,” tha Mokari për CNN. “Kabohidratet janë ushqim për trurin. Nëse vini re, sa herë që nuk keni karbohidrate, ndiheni vërtet të plogësht, mund të keni mjegull në tru, thjesht nuk keni  shumë energji.”

Nëse jeni duke kërkuar për bukën më të shëndetshme, ka shumë faktorë për t’u marrë parasysh: Si lloji që blini, çfarë hani me të dhe sa e ekuilibruar është marrëdhënia juaj me të, tha dietologia.

Buka e grurit ofron më shumë vitamina, drithëra dhe fibra, dhe ato kanë më pak ndikim negativ në sheqerin në gjak, gjë që mund të jetë e dobishme për njerëzit që kanë rezistencë ndaj insulinës, tha Mokari.

Përtej llojit të bukës, Mokari rekomandoi të shikoni se si gatuhet. Kërkoni përbërës të thjeshtë, si mielli, uji, kripa dhe tharmi, tha ajo.

“Dhe nëse është e mundur, blerja nga furrat lokale mund t’ju ndihmojë të gjeni bukë të freskët dhe cilësore me përbërës të thjeshtë”.

Dietologia këshillon se nëse jeni të shqetësuar për sheqerin në gjak, buka mund të jetë pjesë e një vakti të ekuilibruar nëse shtoni yndyrna dhe proteina të shëndetshme.

Për shembull, nëse jeni duke bërë mëngjes, provoni të kombinoni tostin me vezë, avokado ose gjalpë kikiriku, shtoi dietologia.

“Sa më shumë të kufizoni, aq më shumë do ta dëshironi atë, kështu që bëjeni një kombinim”, tha Mokari.

“Largoni këtë stigmë nga buka dhe ato ushqime të tjera me karbohidrate që janë demonizuar dhe përfshijeni atë si pjesë të një diete të ekuilibruar”.

Gjithashtu lexoni:

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Problemet me përcaktimin e çmimeve të produkteve farmaceutike, reagon Shoqata

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren

Kosova News 29/09/2022 29/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Botërorin e Budapestit
18:49 -16/06/2025
Rama: OSHP-ja ka vendosur që Komuna të vazhdojë me përzgjedhjen e kompanisë për menaxhimin e mbeturinave
18:44 -16/06/2025
Vetëm për klientë të zgjedhur, Ferrari prezanton një model special
18:23 -16/06/2025
Milani ‘troket’ në derën e Barcelonës – po diskutohet shkëmbimi i yjeve në verë
18:14 -16/06/2025
A na kalon jeta para syve në momentin e vdekjes? Një skanim truri e mbështet këtë teori
18:10 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?