KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » CIA “zbarkon” në Elbasan? Zbardhen detajet e misionit të tre agjentëve
Rajon

CIA “zbarkon” në Elbasan? Zbardhen detajet e misionit të tre agjentëve

Kosova News
Kosova News 22:00 -28/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Arrestimi dy rusëve dhe një ukrainasi javën e shkuar në ish fabrikën ushtarake të armëve në Gramsh, ka ngjallur interes dhe tek shërbimet inteligjente partnere me Shqipërinë.
Nga një burim diplomatik Top Channel, mëson se gjatë javës të ardhshme pritet të mbërrin në vendin tonë tre agjentë special, të një prej shërbimeve më të rëndësishme inteligjente në botë.

“Ky grup përbëhet nga dy ekspertë analistë, me një eksperiencë të gjatë në çështjet e spiunazit rus. Ndërsa personi i tretë është i specializuar për profilizimin e personave që punojnë për llogari të shërbimeve sekrete ruse” tha i njëjti burim për Top Channel në kushtet e anonimatit.
Krahas Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov për këtë shërbim inteligjent të vendit mik me Shqipërinë, ka një interes të posaçëm ndaj Mikhail Zorin i lindur në Moskë por student në një vend të BE.
Top Channel mëson se Mikhail Zorin jetonte në Pragë ku ndiqte studimet për Kimi.
Treshja e inteligjencës të vendit mik krahas analizimit të provave të mbledhura deri më tani, do të synojë të zbulojë detaje të tjera për studentin rus të kimisë Mikhail Zorin.
Detaje te reja. Çfarë iu gjetën tre rusëve që u lanë me masë arresti në burg?
Grupi i gjerë i hetimit nën udhëheqjen e prokurorit Kreshnik Ajazi, kanë përftuar detaje të shumta me interes për këtë investigim, për të provuar se kemi të bëjmë me të dërguar për qëllime spiunazhi nga Rusia në vendin tonë.
Në telefonat e të arrestuarve është gjetur një skicë me shkrim dore e detajuar e hyrjeve dhe vendqëndrimeve të rojeve, në ish fabrikën ushtarake të Gramshit.
Kjo skicë është dërguar përmes aplikacionit Telegram në një numër me prefix rus.
Të tre rusëve i janë gjetur edhe një shumë monetare e konsiderueshme prej 6.000 dollarësh amerikan.
Grupi hetimin beson se kjo shumë e konsiderueshme parash mund të përdorej prej tyre në të paguarin e bashkëpunëtorëve shqiptarë.
Prandaj një prej pistave ku po hetohet, është edhe evidentimi nëse kanë pasur bashkëpunëtor shqiptarë.
Prokurorët, Drejtoria e Antiterrorist dhe SHISH po analizojnë me kujdes përpjekjen e sponsorizuar nga Rusia, javën e shkuar, ku u tentua ofrimi për tu intervistuar nga media shqiptare të miqve të Svetlana Timofeeva dhe babait të Mikhail Zorin.

Gjithashtu lexoni:

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Kusari-Lila njofton dy vendime tregtare nga ministria e saj

Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Kosova News 28/08/2022 28/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?