KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » CIA tenton të rekrutojë agjentë të dyfishtë në Rusi
Botë

CIA tenton të rekrutojë agjentë të dyfishtë në Rusi

Kosova News
Kosova News 22:21 -23/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës (CIA) ka publikuar një video në gjuhën ruse, në tentim për të bindur punonjësit rusë të inteligjencës që të punojnë si agjentë të dyfishtë për Uashingtonin.Drejtori i CIA-s, William Burns, deklaroi korrikun e vitit të kaluar se ka pakënaqësi në mesin e disa rusëve lidhur me luftën në Ukrainë dhe kjo pakënaqësi krijon mundësi për të rekrutuar spiunë dhe CIA do ta shfrytëzojë këtë situatë.Videoja, e publikuar në kanalet zyrtare të CIA-s në rrjetet sociale, tenton të bindë ata që sugjeron se janë patriotë rusë që punojnë për shërbimet e inteligjencës dhe mund të ndihen të tradhtuar nga ajo që u cilësua si korrupsion në qarqet e elitës dhe mënyrës së dobët se si forcat e armatosura ruse janë të pajisura dhe furnizuara.“Ata që janë përreth jush ndoshta nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën. Por, ne duam. Ju nuk jeni të pafuqishëm”, thuhet në videon që është e fundit në serinë e videove rekrutuese që shënjestrojnë Rusinë. Më pas, në video shfaqen mënyrat se si të kontaktohet CIA.E shoqëruar me një muzikë melankolike, personazhi kryesor i videos, një personazh fiktiv, burrë 35 vjeç, shfaqet si një punonjës i agjencisë ushtarake të inteligjencës së Rusisë i cili e portretizon veten si patriot që e do Rusinë dhe që më parë ka shërbyer si parashutist.“A keni guxim të mjaftueshëm që të përballeni me këtë tradhti”, thotë ai në video, para se ai të kuptojë se armiku i vërtetë brenda Rusisë është një formë e korruptuar e udhëheqjes.Ky personazh fiktiv më pas thotë se për shkak të patriotizmit të tij ai ka vendosur që të veprojë dhe të punojë me CIA-n.Një zyrtar i CIA-s, që foli në kushte anonimiteti, tha se ka parë interesim më të madh të rusëve si rezultat i këtyre videove. Por, ky pretendim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ish-spiun i KGB-së që ka shërbyer në Gjermaninë e atëhershme Lindore, i ka bërë thirrje shërbimit të brendshëm të sigurisë, FSB, që të rrisë aktivitetet për të luftuar, atë që ai e ka cilësuar si rritje të spiunazhit nga Perëndimi.Kremlini po ashtu ka thënë se ushtria është e pajisur me të gjitha që i duhen për luftën në Ukrainë, që ai e cilëson si “operacion të posaçëm ushtarak”. Po ashtu, ka hedhur poshtë pretendimet e ndryshme për korrupsion.Videot rekrutuese të CIA-s janë publikuar në Facebook, X – që më herët njihej si Twitter – dhe Telegram, një platformë sociale mjaft popullore në Rusi.“E dini, kjo praktikë është e zakonshme, agjencitë e inteligjencës në mbarë botën shpesh përdorin mediat dhe rrjetet sociale për të rekrutuar punonjës të ri. Të gjithë e dimë se CIA e bën këtë çdo vit”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.Peskov sugjeroi se CIA po humb kohë duke tentuar që të arrijë te rusët përmes platformës X, që është e ndaluar në Rusi, dhe rusët mund ta përdorin atë vetëm duke përdorur VPN. Facebook-u po ashtu është i ndaluar në Rusi.“Dikush duhet t’i tregojë CIA-s se në shtetin tonë VKontakte [rrjet social rus] është shumë më popullor se X, që është i ndaluar. Dhe se audienca në VKontakte është shumë më e madhe”, tha Peskov./REL

Gjithashtu lexoni:

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Tragjedi në Ugandë: Aksidentohet autobusi, humbin jetën mbi 20 nxënës

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Kosova News 23/01/2024 23/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
85%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
35 °C
Wed
26 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale
15:59 -18/07/2026
Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme
15:40 -18/07/2026
Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro
14:48 -18/07/2026
Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë
14:37 -18/07/2026
SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve
14:04 -18/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?