Shtëpia e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar të martën se presidenti Joe Biden do ta propozojë një shef të ri politik të Pentagonit. Emri i propozuar do të jetë ai i këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Siç shkruan “WashingtonPost”, në pozitën e nënsekretar i Mbrojtjes, Cholleti do të ketë punë me sfidat nga Kina dhe Rusia.
Vetë Cholleti e ka cilësuar nder punën e deritashme me sekretarin Antony Blinken.
“Përulem para mundësisë që të kthehem në Departamentin e Mbrojtjes dhe të punoj me Sekretarin e Mbrojtjes për sigurinë e kombit tonë. Mezi pres të marr konfirmim nga Senati”, ka shkruar Cholleti në Twitter.
Në shkrimin e tij, sekretari Blinken e ka cilësuar Cholletin si anëtar kyç të ekipit të tij.
“Me konfirmimin e tij, humbja e ekipit tonë do të jetë fitore e Departamentit të Mbrojtjes dhe kombi jonë do të vazhdojë të përfitojë nga shërbimi i tij i përkushtuar”, ka shkruar Blinkeni.
Chollet ka qenë figurë aktive amerikane edhe në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.


