Ka përfunduar ndeshja kryesore e xhiros së parë në Angli, ku Chelsea është përballur në Stamford Bridge me rezultat 1-1. Luiz Diaz (18’) shënoi golin e parë në këtë ndeshje kurse barazoi Axel Disasi (37’) për Chelsea. Në këtë derbi pati edhe dy gola të anuluar të Salah te Liverpoolit dhe Chilwell te Chelsea
1-1 ka përfunduar derbi i xhiros së parë në Premier Ligë, Chelsea – Liverpool, një rezultat fer ky për të dy skuadrat marrë parasysh atë se çfarë treguan në fushë.
Pjesa e parë ishte mjaft dinamike, me të dy skuadrat që aplikonin ndeshje të hapur dhe me raste të shumta shënimi.
Liverpool ishin të parët që rrezikuan. Mohamed Salah ishte shumë afër për të shënuar gol në minutën e 12-të te ndeshjes por që goditja e tij më të djathtën goditi vetëm shtyllën e portierit Sanchez.
Nuk vonoi shumë dhe Salah ishte kreatori kryesor për golin e parë në këtë ndeshje për mysafirët.
Ai mori një top të mirë nga mbrojtja dhe depërtoi shumë mirë nga krahu i djathtë për të pasuar për Luiz Diaz që shënopi në minutën e 18-të te ndeshjes.


