Chelsea ka fituar ndeshjen ndaj Lutonit në takimin e fundit për vitin 2023.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të, “Blutë” e Londrës mposhtën në udhëtim skuadrën e Lutonit me rezultat 3-2.
Golat për Chelsea i shënuan Cole Palmer (minuta e 12’ dhe 70’) dhe Noni Madueke (minuta e 37’), kurse te Luton golashënues ishin Ross Barkley (minuta e 80’) dhe Elijah Adebayo (minuta e 87’).
Pas kësaj ndeshje, në tabelen e kryesuar nga Liverpool, Chelsea gjendet në vendin e dhjetë, ndërsa Luton në atë të tetëmbëdhjetë.


