KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çfarë vjen pas rihapjes së TikTok-ut? Agjencia për Media dhe Informim: Kalohet në monitorim aktiv, në fokus fëmijët
Rajon

Çfarë vjen pas rihapjes së TikTok-ut? Agjencia për Media dhe Informim: Kalohet në monitorim aktiv, në fokus fëmijët

Kosova News
Kosova News 15:01 -05/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas vendimit të qeverisë për rihapjen e TikTok-ut, Agjencia për Media dhe Informim ka dalë me një sqarim ku thuhet se vendimi është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe do të kalohet nga masat kufizuese te monitorimi aktiv, raporton A2CNN. 

Po ashtu theksohet se janë adresuar shqetësimet që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

“Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve. Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale”, thuhet në deklaratë. 

“Paralelisht, po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online. Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimi i një kulture sigurie në hapësirën online. Kjo qasje e balancuar synon të garantojë lirinë e aksesit, duke vendosur njëkohësisht interesin e sigurisë dhe mirëqenies së të rinjve në qendër të politikave publike”, vijon deklarata.  (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Aksident ujor mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun, humb jetën një 24-vjeçar

Nënshkruhet marrëveshja EMV-KEK, Maqedonia siguron qymyr nga Kosova për tre vitet e ardhshme

Vuçiqit i “djeg” që Gjermania e ndihmoi ushtrinë e Kosovës: Po i bëhet presion Serbisë!

Situatë e rënduar e zjarreve në Shqipëri  vazhdojnë 13 vatra zjarri , zona më e rrezikuar Lura dhe Dajti

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?