KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çfarë tregojnë përpjekjet e nxënësve për të kopjuar në vlerësimet kombëtare?
Opinion

Çfarë tregojnë përpjekjet e nxënësve për të kopjuar në vlerësimet kombëtare?

Kosova News
Kosova News 18:27 -23/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Diskutimet ditët e fundit në media dhe në rrjete sociale, për problematikën e kopjimeve në vlerësimet kombëtare (Testi i Arritshmërisë dhe Provimi i Maturës Shtetërore), tregojnë më së miri se sa e thellë dhe komplekse është kjo problematikë. Përpjekjet e nxënësve për kopjime në vlerësimet kombëtare tregojnë shumë:

 për atë se sa nxënësit/fëmijët tanë ndihen të përmbushur, apo të sigurt me nivelin e kompetencave në lëndët/fushat përkatëse për të dhënë përgjigje pyetjeve/kërkesave që shtrohen në testet e këtyre vlerësimeve…!;

 për nivelin e informimit të tyre dhe të komunitetit arsimor e të prindërve për vlerësimet kombëtare, përtej informative teknike, ato përmbajtjesore e tematike që lidhen me përmbajtjet mësimore dhe rezultatet e të nxënit që maten dhe vlerësohet arritja e tyre, qëllimet e vlerësimeve, të drejtat, përgjegjësitë, masat, etj…!

 për procesin e administrimit të testeve në klasa, proces i cili po sfidohen nga fillimi i këtyre vlerësimeve, nga disa administrues të papërgjegjshëm, të cilët në vend se të krijojnë mundësi të barabarta për punë të pavarur të nxënësve, lejojnë forma të ndryshme të kopjimeve, të cilat më së shumti po i dëmtojnë nxënësit e mirë, nxënësit që punojnë në mënyrë të pavarur…!;

Përtej diskutimeve ne media dhe në rrjetet sociale, për adresimin e kësaj problematike, kërkohen analiza të thella, me qasje profesionale dhe shumëdimensionale. Ato duhet filluar nga:

 Qëllimet e këtyre vlerësimeve dhe përfitimet e nxënësve dhe të sistemit nga këto vlerësime, a janë kuptuar drejt, pse bëhen këto vlerësime, çfarë është përfituar nga këto vlerësime, si dhe për çfarë përdoren rezultatet e këtyre vlerësimeve, përtej certifikatave për nxënës…?

 Formati, modelet dhe cilësia e instrumenteve të vlerësimit, a janë të duhura për kontekstin dhe qëllimet e këtyre vlerësimeve…;

 Informimi dhe sensibilizimi i nxënësve, prindërve, komunitetit arsimor, përtej informative teknike, drejt atyre përmbajtjesore, tematike, menaxhuese, masave…, etj. kujtoni çfarë të dhënash gjejmë në shkolla në ditën kur administrohen këto vlerësime…, kode të shkollave, komunave…!

 Mbikëqyrja e cilësisë së procesit mësimor, për të parë sa po punohet në zhvillimin e përmbajtjeve mësimore  të përcaktuara në kurrikulat përkatëse dhe arritjen e rezultateve të nxënit;

 Dinamika e konsultimeve dhe të mbështetjes së nxënësve për t’u përgatitur për këto vlerësime, përtej mësimit të rregullt…; 

 Procesi i administrimit, çfarë në fakt po ndodh në klasat/shkollat ku po raportohen kopjimet, pse ato janë të nxitura, çfarë kanë prodhuar masat e deritashme, a janë të duhura, çfarë duhet ndryshuar…,

Etj.???

Tendenca e nxënësve për kopjime në vlerësimet kombëtare, rezultatet e nxënësve në vlerësimet kombëtare, në mënyrë të veçantë në vlerësimet ndërkombëtare, janë më shumë se një thirrje për të:

 reflektuar ndaj ndërgjegjes e vetëdijesimit qytetar për vlerat e edukimit dhe përgjegjësitë që kemi ndaj fëmijëve tanë;

 reflektuar çdo prind, kujdestar familje, mësimdhënës, udhëheqës e punonjës arsimor ndaj punës, mundësisë dhe përgjegjësisë që ka/kemi për të përkrahur maksimalisht zhvillimin e secilit fëmijë/nxënës;

 institucionalizuar mekanizmin e përgjegjësisë dhe llogaridhënies për të gjithë ne që lidhemi me sistemin arsimor, në mënyrë të veçantë me organizimin dhe menaxhimin e këtyre vlerësimeve, por edhe atë të motivimit për nxënësit e suksesshëm që tregojnë rezultate me punë të pavarur, mësimdhënësit e mirë dhe aktorë tjerë të procesit, të cilët tregojnë përkushtim dhe punë cilësore…!!!

E fundit, më bëri përshtypje mënyra e publikimit të rezultateve të nxënësve në ‘Facebook’, nga disa shkolla, individë, prindër…., me emër dhe mbiemër të nxënësve, lëndë mësimore dhe pikë të fituara për secilën lëndë mësimore… Nuk e di këto vlerësime (vlerësimet kombëtare) a janë gara në mes të shkollave e prindërve në ‘Facebook’…???, apo nuk kemi vendosur standarde dhe kritere të duhura për ruajtjen e privatësisë së të dhënave!? Mendoj se me urgjencë duhet të ndalohet kjo qasje e publikimit të rezultateve, me rregullore nga MASHTI, DKA-ja dhe shkollat.

Autori është hulumtues në Institutin Pedagogjik të Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro

Ilir Babaramo: Shqiptarë të Kosovës, vërshoni në Tiranë!

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme?

Kina po shton presionin mbi Tajvanin – mundësuar nga dobësia dhe lëkundjet e Trumpit

Balotazhi në Mitrovicë, provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare

TAGGED: nxënësit, rrjetet sociale, Testet
Kosova News 23/06/2022 23/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?