KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çfarë ndodh nëse presidenti Biden tërhiqet nga kandidimi?
Botë

Çfarë ndodh nëse presidenti Biden tërhiqet nga kandidimi?

Kosova News
Kosova News 18:36 -20/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Të premten, ekipi elektoral i presidentit Joe Biden deklaroi se ai do të qëndrojë në garën presidenciale. Por numri i demokratëve që po shprehen publikisht se shanset e tij për të fituar në zgjedhjet e nëntorit janë të pakëta por rritet dhe ekziston ende mundësia që presidenti Biden të tërhiqet.

Vetëm të premten folën publikisht 12 demokratë të zgjedhur, duke e rritur në rreth 35 numrin e ligjvënësve dhe senatorëve demokratë që kanë kërkuar tërheqjen e presidentit nga gara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, demokratët duhet të marrin një vendim të shpejtë se kush do ta zëvendësojë atë dhe për mënyrën se si do të realizohet kjo.

Presidenti Biden është aktualisht i izoluar për shkak të COVID-it në shtëpinë e tij në Delauer. Nëse ai do të tërhiqej nga gara presidenciale, një skenar i mundshëm do të ishte që ai të mbështeste një kandidat alternativ.

Pothuajse të gjithë 3,896 delegatët që do të mblidhen në Kuvendin Kombëtar Demokrat në Çikago muajin e ardhshëm e kanë përcaktuar votën për presidentin Biden, i cili fitoi në zgjedhjet paraprake në mbarë vendin. Por siç thotë analisti politik John Fortier, ekziston një alternativë.

“Mund të bëhet ndonjë negociatë nëse Joe Biden vendos të tërhiqet dhe ndoshta mund të inkurajohet nënpresidentja Harris që të bëhet kandidatja zyrtare. Por nuk ekziston një garanci absolute, apo një mënyrë ligjore për ta zhvendosur mbështetjen drejt saj”, thotë Fortier për Zërin e Amerikës.

E dyta në hierarkinë presidenciale, nënpresidentja Kamala Harris do të ishte zgjidhja e logjikshme.

58% e demokratëve mendojnë se zonja Harris do të ishte një presidente e mirë, sipas një anketimi të ri nga Qendra për Studime Publike dhe agjencia e lajmeve Associated Press. Por vetëm 30% e amerikanëve mendojnë se ajo duhet të kandidojë për presidente.

Publikisht ajo mbështet presidentin Biden.

“Joe Biden është kandidati ynë. E mundëm Trump-in njëherë dhe do ta mundim sërish. Pikë”, tha ajo.

Emërimi i një kandidateje afrikano-amerikane si Harris, mund të ndihmonte edhe për të siguruar votat e afrikano-amerikanëve, një bazë themelore mbështetësish të Partisë Demokrate.

Megjithatë, demokratët mund të duan edhe të shmangin një imazh jodemokratik me një “kurorëzim” automatik, në veçanti nëse ka persona të tjerë që do të shprehnin dëshirën për të qenë kandidatë.

Ndër kandidatët e mundshëm janë edhe tre guvernatorë: Gavin Newsome i Kalifornisë, Josh Shapiro i Pensilvanisë dhe Gretchen Whitmer e Miçiganit.

“Objektivi i partisë do të jetë një proces përpara kuvendit dhe gjatë kuvendit, që do t’u japë pundësi personave që do të futen në garë të komunikojnë me delegatët. Mund të bëhen disa gjëra. Mund të ketë takime lokale. Mund të ketë edhe një debat”, thotë Elaine Kamarck, nga Instituti Brookings.

Gjatë kuvendit, demokratët duhet të vendosin edhe se cili do të jetë kandidat për nënpresident, një tjetër proces ky që mund të sjellë entusiazëm, por edhe ndasi.

“Kushdo që do të kritikojë më shumë kandidimin e Harris do të jetë ndoshta nga fraksioni i partisë që do të paraqesë kandidatin për nënpresident. Por janë të gjitha spekulime në këtë pikë, pasi nuk është parë një gjë e tillë më parë”, thotë Jennifer Mercieca, profesore për komunikimin politik në Universitetin Texas A&M.

Ndërsa afrojnë zgjedhjet e nëntorit, situata duket e trazuar për demokratët.

“Do ta bëjmë me shumë shpejtësi Amerikën sërish madhështore”, tha ish-presidenti Trump.

Republikanët kanë përfunduar tashmë kuvendin e tyre, duke demonstruar unitet në mbështetje të kandidatit të tyre për president, Donald Trump./VOA

Gjithashtu lexoni:

Ministri izraelit i mbrojtjes planifikon të zhvendosë popullsinë e Gazës në kamp në Rafah

Spanja ngre padi kundër Netanyahut për sulmin ndaj anijes ku ndodhej Greta Thunberg

Vdes burri që e ‘përpiu’ motori i aeroplanit në një aeroport në Itali

Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Francezi rrezikon jetën e tij për të shpëtuar foshnjat nga kulla që po digjej në Paris

Kosova News 20/07/2024 20/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Arrijnë në gjykatë pesë policët e përfshirë në rastin 27-vjeçarit në Lipjan
10:15 -09/07/2025
Komuna e Gjilanit mbështet 50 bletarë të rinj me 150 koshere bletësh
09:50 -09/07/2025
Miftaraj: Në bazë të informatave që kemi, autopsia ka përcaktuar se Zejnullahu u ngulfat nga policia
09:39 -09/07/2025
Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve në Gjilan
09:22 -09/07/2025
Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës
08:36 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?