KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çfarë domate po vijnë nga Shqipëria në Kosovë? – AVU në pritje të rezultateve për të marrë masa
Ekonomi

Çfarë domate po vijnë nga Shqipëria në Kosovë? – AVU në pritje të rezultateve për të marrë masa

Kosova News
Kosova News 10:05 -07/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave, të dërguara për domatet që janë importuar nga Shqipëria, derisa varësisht nga gjetjet, do të merren dhe veprimet. Ato, dyshohet se mund të përmbajnë sasi të larta të hormoneve, që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Përfaqësues të bizneseve bëjnë thirrje për veprime të menjëhershme ndaj çdo produkti që nuk i përmbush kriteret për konsum, përderisa qytetarët vazhdimisht ankohen për ushqim jo kualitativ.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ende nuk ka njoftim zyrtar për domatet e importuara nga Shqipëria dhe përmbajtjen e tyre e të cilat kohët e fundit janë larguar nga tregu i Bashkimit Evropian. Por, me gjithë këtë, AUV ka marrë mostrat dhe i ka dërguar në laboratorë jashtë vendit,  me qëllim testimi në kontaminuës kimik/mbetje të pesticideve. Kështu ka konfirmuar për Radio Kosovën zëdhënësi i AUV, Lumir Thaçi. “Përveç kontrolleve zyrtare, pa dyshim se si  burime të informacioneve, në rrugë zyrtare që kemi, pranojmë njoftime për çdo produkt që paraqet dyshim apo rrezik për konsumatorin. Ku për dyshimet e ngritura nga ana juaj nuk kemi ndonjë njoftim. Por, kemi përcjellë edhe informata që jepen nga mediet për ngritje të dyshimeve dhe mbi bazën e kësaj, ne si AUV, kemi marrë masa shtesë të kontrollit, me theks të veçantë kontrollin e domateve me origjinë nga Shqipëria. AUV është  në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave zyrtare të dërguara. Pas pranimit të rezultateve, varësisht nga gjetjet, do merren veprime, thuhet në përgjigjen elektronike nga zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi.

E përfaqësues të bizneseve thonë se Kosova do të duhet të ndërmarrë masa kundrejt çdo produkti që nuk i përmbush kërkesat e tregut. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën se pavarësisht a është prodhim vendor apo i importuar, çdo mall duhet të kontrollohet.

“Ai produkt është duke u eksportuar në vendet e ndryshme të Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Edhe Kosova duhet të marrë hapa të drejtë dhe të sigurt që çka është ai standard që nuk plotësohet për konsum në Evropë, e plotësohet për konsum në vendet e ndryshme të Ballkanit në këtë rast për Kosovën. Dhe në raste se Kosova vërteton një gjë të tillë, se nuk është për konsum, atëherë duhet të ndalohet ky import i këtij produkt, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik. Por, në të kundërtën nëse i plotëson kushtet, por në vendet e BE kërkojnë standarde edhe për paketim, atëherë kjo është një çështje dekorimi dhe jo çështje që jep dyshim për një kualitet të dobët dhe që nuk është për konsum”, ka thënë Shahini

E qytetarët ankohen për perime jo cilësore.

 “Pemët dhe perimet asnjë nuk janë të sigurta, sepse nuk ka kontroll. Tash nuk e kanë shijen si përpara që e kanë pasur, sepse tash shumë përdorin produkte për fryrje që i përdorin në bujqësi”, thotë një qytetare.

Sidoqoftë, deri në marrjen e analizave nga AUV, domatet e importuara nga Shqipëria do të vazhdojnë të jenë prezentë në treg. Ato së fundit janë kthyer mbrapsht nga Bashkimi Evropian, me arsyetimin se nuk i përmbushin parametrat e sigurisë.

Gjithashtu lexoni:

Lajm historik: Banka Botërore e heq Kosovën nga lista e vendeve në situatë konflikti – Murati: Fitore për stabilitetin tonë

OEK reagon pasi Gjykata refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut

ZRrE: Gjykata refuzoi dy raste për masë ndaj tregut energjetik

Qytetarët e Kaçanikut nga sot mamografinë mund ta bëjnë në Kaçanik

Studimi i parë i shpejtë zbulon se ndryshimi i klimës trefishoi numrin e vdekjeve nga vala e fundit e të nxehtit në Evropë

Kosova News 07/06/2023 07/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Wed
16 °C
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

Ancelotti dënohet me një vit burg
18:23 -09/07/2025
Mbahet ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian të Esports i cili po organizohet në Kosovë
18:12 -09/07/2025
Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan
18:02 -09/07/2025
Skandali i ryshfetit te gjyqtarët: Real Madridi kërkon ta çojë Barcelonën deri në fund
17:52 -09/07/2025
Rreth 700 ankesa të qytetarëve ndaj policisë gjatë vitit 2024 për keqtrajtime e vepra të tjera
17:46 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?