KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çfarë dëshmuan dy të mbijetuarit e rastit “Kobra” për autoritetet shqiptare?
Siguri

Çfarë dëshmuan dy të mbijetuarit e rastit “Kobra” për autoritetet shqiptare?

Kosova News
Kosova News 21:13 -14/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Më 3 janar, në ora 4 të mëngjesit tre klientë s’ishin pajtuar me faturën prej 350 eurosh që do të duhej ta paguanin në lokalin “Kobra City”, lokal nate në daljen jugore të Prizrenit. Debati kishte kaluar në përplasje fizike fillimisht mes tyre dhe kamerierit e më pas edhe punëtorëve të tjerë. Dyshohet se debati u pasua me të shtëna, e si pasojë e të cilave humbi jetën 31-vjeçari Visar Cengu, nga Shqipëria. I dyshuar është Dibran Hoxhaj, recidivist i veprave penale. Ai njihet me pseudonimin “Kobra”.

Burime të “Betimit për Drejtësi” brenda autoriteteve të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë kanë treguar se bazuar në dëshminë e dy të mbijetuarve të rastit, rezulton se derisa tre shtetasit shqiptarë po largoheshin pa e paguar faturën në drejtim të veturës së tipit Mercedes, ata ishin ndjekur.

Ata kanë deklaruar se Dibran Hoxhaj-Kobra, kishte shtënë në drejtim të automjetit ende pa u nisur vetura.

Të njëjtat burime theksojnë se fillimisht ishte plagosur personi R.Sh në këmbë, i cili kishte qenë i ulur në pjesën e pasme.

Ndërsa në lëvizje e sipër nga të shtënat ka mbetur i vdekur Visar Cengu, po ashtu i ulur në pjesën e pasme, derisa pa lëndime ka shpëtuar personi A.B që në momentin kritik ishte duke vozitur automjetin.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në parkingun e lokalit “Kobra-City” më 3 janar 2023.

Me të arritur policia, Hoxhaj kishte deklaruar se nuk kishte qenë prezent në momentin kritik, si dhe ishte palë e dëmtuar pasi konsumatorët kishin shtënë në drejtim të tyre.

Drejtori i Policisë në Prizren tregon se nga bastisjet është gjetur një DVR i kamerave

Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Faton Alija, në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka folur për provat që janë gjetur në rastin “Kobra”, të cilat pritet të verifikohen.

Ne mesin e tyre, ai ka thënë se nga bastisjet në lokalet përcjellëse, është gjetur një DVR, pajisje që ruan pamjet e kamerave dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim.

Pjesë e provave thotë të jetë dhe një fotografi që dyshohet të jetë publikuar nga Hoxhaj natën kritike.

“Në media, mediat janë një burim i informatave që policia i shfrytëzon dhe rrjete të ndryshme sociale ka qarkulluar një foto që dëshmon filmime apo pamje në parkingun e atij lokali atë natë, ku vërehet edhe vetura në të cilën viktimat më vonë kanë marrë plagë dhe për njërin që ka qenë vdekjeprurëse. Ajo është një dëshmi e jona deri tash që deri në një moment të caktuar kamerat kanë funksionuar”, ka thënë Alija.

Ai ka thënë se i dyshuari për vrasje është duke u hetuar edhe për manipulim me prova.

“Një prej akuzave që i vihet në barrë të dyshuarit kryesor të këtij rasti është edhe manipulimi me prova, është i dyshuar për vrasje, armë pa leje dhe manipulim me prova, pasi në dyshojmë se ky i dyshuar apo të tjerët i kanë ndihmuar që DVR-in ta largojnë prej vendit aty, ta fshehin bashkë me armën dhe gjëra të tjera personale të këtij të dyshuari. DVR nuk është gjetur, është një DVR tjetër në bastisje në vazhdim, nuk është vërtetu a ka të bëjë me lokalin apo ka të bëjë me ndonjë objekt tjetër, është gjet nga bastisjet në vazhdim të cilin e ka marrë Prishtina dhe është në fazën e ekzaminimit. Në një lokal përcjellës sepse ky ka disa lokale si lokalin këtu apo garazhe përcjellëse”, ka deklaruar Faton Alija, drejtor i Policisë për Rajonin e Prizrenit

Si rrjedhojë, është arrestuar edhe një person i 7-të, po ashtu me dyshimet për manipulim me prova.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, ai ka qenë punëtor i lokalit, prezent në natën kritike.

Gjithashtu lexoni:

Diplomojnë sot kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel

Arrestohen dy persona në Gjilan, dyshohen për vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim të besimit

Aksident trafiku në Sllatinë, policia në vendin e ngjarjes

Kosova News 14/01/2023 14/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
08:25 -04/07/2025
Diplomojnë sot kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës
08:23 -04/07/2025
Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
23:17 -03/07/2025
Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?