KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çështja e ikjes së anesteziologëve, Latifi: Me largim të punëtorëve shëndetësorë përballen edhe Greqia, Austria e Zvicra
Shëndetësi

Çështja e ikjes së anesteziologëve, Latifi: Me largim të punëtorëve shëndetësorë përballen edhe Greqia, Austria e Zvicra

Kosova News
Kosova News 12:00 -29/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, e ka arsyetuar largimin e punëtorëve shëndetësorë nga Kosova me faktin se një gjë të tillë po e përjetojnë edhe shtete si Greqia, Austria, Zvicra e vende të tjera.

Ai ka thënë se gjatë vizitës në Athinë javën e kaluar e pa që edhe ky vend ka problem të ngjashëm me ikjen e punëtorëve shëndetësorë nga një vend në vendin tjetër.

Për çështjen e ikjes së anesteziologëve, Latifi ka pohuar se ky është një problem, por që ka qenë i trashëguar nga qeverisjet e kaluara.

“Edhe Greqia, Austria, Zvicra e këto vende kanë të njëjtin problem me largimin e punëtorëve shëndetësorë nga një vend në vendin tjetër. Çështja e anesteziologëve është lënë pasdore dhe është keqplanifikuar me vite të tëra. Që nga viti 2016 nuk është hapur konkursi për anesteziologë. Gabimet e së kaluarës, po i përjetojmë tash. Anesteziologët duhet të trajtohen si profil deficitar dhe me prioritet”, ka thënë Latifi në seancën e Kuvendit të enjten.

Latifi ka thënë se do të hapin konkurs për 30 specializantë të anesteziologjisë, ndërsa për të ardhmen ka theksuar se duhet të ketë më shumë kreativitet.

Deri më tani janë mbi 60 mjekë të cilët janë larguar nga SHSKUK-ja duke shkuar në sektorin privat, derisa numri më i madh i tyre janë anesteziologë.

QKUK-ja pothuajse çdo ditë po detyrohet të mbyllë sallat operative në mungesë të anesteziologëve.

Gjithashtu lexoni:

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Problemet me përcaktimin e çmimeve të produkteve farmaceutike, reagon Shoqata

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren

Kosova News 29/09/2022 29/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore
18:56 -16/06/2025
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Botërorin e Budapestit
18:49 -16/06/2025
Rama: OSHP-ja ka vendosur që Komuna të vazhdojë me përzgjedhjen e kompanisë për menaxhimin e mbeturinave
18:44 -16/06/2025
Vetëm për klientë të zgjedhur, Ferrari prezanton një model special
18:23 -16/06/2025
Milani ‘troket’ në derën e Barcelonës – po diskutohet shkëmbimi i yjeve në verë
18:14 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?