Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka bërë thirrje për regjistrim të mërgatës së Prishtinës në procesin zgjedhor të 12 tetorit.
Ai ka theksuar rëndësinë e votës së diasporës dhe ka kujtuar se afati i fundit për regjistrim është data 29 gusht.
“Mos e lini për nesër, regjistrohuni tani. Procesi është i lehtë dhe i shpejtë”, ka shkruar Çeku.
Regjistrimi mund të bëhet online përmes linkut: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter.
Afati i fundit për regjistrim është data 29 gusht. Mos e lini për nesër, regjistrohuni tani. Procesi është i lehtë dhe i shpejtë. Linku për regjistrim: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoterE nderuar mërgatë e Prishtinës, Më 12 tetor mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë dhe vota juaj është shumë e rëndësishme. Prandaj regjistrohuni për të votuar. Afati i fundit për regjistrim është data 29 gusht. Mos e lini për nesër, regjistrohuni tani. Procesi është i lehtë dhe i shpejtë. Linku për regjistrim: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter
Posted by Hajrulla Çeku on Monday, August 25, 2025


